Pica të vogla për fëmijë

Këto pica të vogla të fryra janë shumë të shijshme dhe të gjithë do t’i pëlqejnë.

Janë veçanërisht intersante për fëmijët dhe si antipastë në raste festash.

Përbërësit

500 gr brumë (pastiçerie, të fryrë)
1 vezë (e madhe)
1 filxhan çaji salcë domatesh
ullinj (Kalamata)
1 e 1/3 filxhan çaji djathë Mocarela (të thërrmuar)
borzilok (gjethe të vogla, të freskëta)
Përgatitja

Nxehim paraprakisht furrën në 200 gradë C. Vendosim dy tepsi pjekjeje me letër pergamene.

Rrahim vezën me një lugë gjelle ujë në një tas të vogël ose në filxhan. Në çdo petë brumi përdorim një filxhan të vogël për të prerë sa më shumë rrathë brumi të jetë e mundur.

Vendosim copat rrumbullake të brumit në tepsitë e përgatitura për pjekje dhe i lyejmë lehtë me vezë.

Vendosim një lugë çaji salcë domatesh në qendër të çdo rrethi brumi.

I hedhim sipër mozzarella të thërrmuar, duke i mbajtur anët e rrathëve të brumit të lira.

Në fund vendosim gjysmë ulliri në çdo rreth brumi për dhe i pjekim për 15 deri në 20 minuta ose derisa copat e brumit të jenë fryrë dhe të kenë marrë ngjyrë kafe.

I lemë të ftohen 5 minuta, pastaj i vendosim në një pjatancë dhe i shërbejmë menjëherë./Mesazhi/