Rtv Pendimi

Picë e shpejt me bukë njëditëshe (e ftohtë)

Përbërësit: Një bukë e ftohtë (e preni në pjesë të holla), 2 vezë, 100gr shmand (pavllak), 200ml qumësht, një lugë e çajit kripë.

Për mbushje: 100gr suxhuk në rriska, djathë kaçkavalli i fortë i grirë në rende, 200gr djathë edameri (i prerë në katrorë), keçap, origano, piper të zi.

Përgatitja: Në një tepsi të rrumbullakët të lyer me vaj paraprakisht vendosen rriskat e bukës kudo, nuk lihet hapësirë mes tyre. Derisa në një enë të thellë hidhen vezët, shmandi, kripa dhe qumështi duke formuar një masë homogjene.

Kjo masë ngadalë u hidhet bukëve sipër, pastaj hidhen copëzat e suxhukut, djathit të grirë në rende, djathit edamer në katrorë. Prapë vende-vende suxhukun, origanon, piperin e zi dhe në fund keçapin.

Lihet të pushojë për 20 minuta derisa bukët e thithin qumështin me shmand. Pas kësaj kohe, furra nxehet në 220 gradë C, vendoset pica të piqet për 15 minuta. Pasi të nxirret nga furra, shërbehet e nxehtë me jogurt ose çfarë të dëshironi ju. Ju bëftë mirë ! /pergatit.com

Receta u sugjerua nga Nadire Hoxha.

Procedura përmes fotografive:

1
2
3
4
5
6
7
8
9
10
11

TË NGJAJSHME