Sipas një studimi të paraqitur në kongresin e fundit të American Society of Nutrition, lëngu i qershive të freskëta është shumë i mirë kundër pagjumësisë.
Shkencëtaret e Universitetit të Shtetit të Luizianës e kanë testuar këtë tek shtatë persona të moshuar të cilët mezi i zinte gjumi në mbrëmje. Ata kanë konsumuar nga kjo pije për dy javë rresht dhe si përfundim u vu re se mesatarisht ata kishin fjetur rreth 84 minuta më shumë gjatë një nate.
Studime të mëparshme kishin treguar tashmë të mirat që sillnin tek gjumi melatonina dhe tryptophani, përbërës këta qe gjenden tek qershitë e hidhura.
Megjithatë, nëse nuk jeni fansa të qershive apo në një mënyrë ose ne një tjetër ato nuk ju bëjnë mirë, rekomandohet edhe konsumimi i dy frutave të kivit 1 orë para gjumit. Edhe kjo do shtojë më 13% kohëzgjatjen e gjumit.