Pija që ndalon gërhitjen

Pas një dite të gjatë në punë, e gjitha çfarë mendojmë pasi të shkojmë në shtëpi është të hamë dhe të shkojmë menjëherë në shtrat për të fjetur.

Kështu, asgjë nuk e kompleton ditën tonë më mirë se një gjumë prej 8 orëve pranë partnerit.

Por, çfarë nëse dikush gërhet me zë aq të lartë sa që ju mban zgjuar tërë natën?

Nervozuese apo jo?

Por, mos u brengosni pasi që ka një zgjidhje për ju.

Nëse jeni të interesuar që të reduktoni gërhitjen ekziston një pije natyrale që mund ta përgatitni, transmeton Lajmi.net.

Pijen e cila e redukton gërhitjen ka këta përbërës:

– 4 karota

– 1 mollë

– 1/8 limon i shtrydhur

– ½ xhenxhefil

Udhëzimet:

Kombinoni të gjithë këta përbërës në një shtrydhës elektrik.

Kjo pije ju ndihmon që të reduktoni kongjestionin e hundës dhe kështu në mënyrë graduale edhe gërhitjen gjatë gjumit.

E tëra çfarë duhet të bëni është ta pini atë dhe të kënaqeni me rezultatet!/zeri