Rtv Pendimi

Pija që pastron gjakun dhe ul shtypjen e lartë

Pija e përgatitur nga pemët dhe perimet e freskëta, e cila njihet me emrin e popullarizuar  “smoothie”, është pija më e shëndetshme që mund t’i ofroni vetes.

Edhe pse të gjitha kombinimet e pemëve dhe perimeve janë të mira për shëndetin dhe për humbjen e kilogramëve, kjo është ndër recetat më të mira. Kjo pije me ngjyrë rozë, përmban shumë pak kalori dhe jep ndjenjën e ngopjes.

Është e shëndetshme që të pihet pasi pastron veshkat, e ul shtypjen e lartë të gjakut dhe e rregullon nivelin e sheqerit në gjak, por gjithashtu ndihmon edhe në humbjen e kilogramëve të tepërt, sidomos të dhjamit të grumbulluar në pjesën e stomakut, transmeton “Zëri.info”.

Ja si ta përgatisni: Merrni gjysmë filxhani tranguj të freskët të grirë, një lugë mjaltë, një lugë lëng limoni dhe dy filxhanë të shalqirit të prerë në copëza. Të gjithë këta përbërës i pastroni nga lëvozhga dhe farat. Pas kësaj i shtoni lëngun nga limoni dhe mjaltin.

Nëse dëshironi, mund t’i shtoni edhe disa copëza akulli. Të gjitha këto i miksoni në mikser dhe lëngun e fituar, e pini në mëngjes apo mes shujtave. Këtë pije mund ta pini për një kohë të pakufizuar pasi që nuk i bënë asnjë dëm shëndetin, por vetëm dobi i sjellë./(Zëri)

TË NGJAJSHME