Rtv Pendimi
auto lider
Good life Restaurant
Samet Tours
Të ndryshme

Pija që vlen sa puna jote

Muslim Shop

Rruga që të dërgon në këtë fshat është një rrugë lakore, që kalon nëpër fusha e male, e nga ku në diellin e paradites të jep pamjen që të lë të magjepsur nga bukuria dhe nga meditimi për atë që i ka krijuar.
Ishte dita e parë e kursit veror me fëmijë, të cilët do të mësonin për Allahun, Krijuesin e vetëm, ndjekjen e rrugës së sigurt drejt sukseseve e moralit dhe ambicieve, rrugës së Pejgamberit a.s.. Ashtu i zhytur mes mendimeve për rrjedhën e mësimeve dhe kënaqësinë që do t’i shihja ato fytyra të fëmijëve, që me aq kujdes të dëgjojnë kur u flet për Zotin e Madhëruar dhe nga bukuritë që shihja, nuk e vërejta që aq shpejt kisha arritur afër xhamisë së fshatit, ku një pjesë e fëmijëve kishin dalë jashtë e pjesa tjetër më priste brenda. Në afërsi të xhamisë, në një dyqan fshati ishin mbledhur një grumbull banorësh, të cilët disa po shijonin rrezet e diellit e disa po freskoheshin me pije, disa edhe nuk i shikova ngase nuk doja të ishin me pije të tilla. I përshëndeta nga larg, e një zë i trashë burri pasi ma kthej përshëndetjen më tha… “o hallall bre hoxhë, qashtu mësonaj fëmijët mirë…”, “…o lumet ne që ju kemi”, tha një tjetër. Buzëqesha dhe hyra në xhami, por këta zëra vazhduan të më përcjellin, e më bën të mendoj se këta njerëz e duan Allahun, e duan fenë e Tij dhe nëse arrijnë që të njohin e t’ua dëshmosh punën tënde, ata ta besojnë edhe gjënë më të shtrenjtë, e që janë fëmijët. Eee sa përgjegjësi për ne që nuk punojmë më shumë ose nëse e tradhtojmë këtë besim. Sa të mirë janë populli ynë, të cilët me gjithë bombardimet me shpifje ndaj kësaj feje, nuk arrijnë të zbehin besimin që kanë.
Mbaruam mësimin dhe pasi dola, ishin të njëjtin në po të njëjtin vend dhe të gjithë me sy nga xhamia për të parë se si po përshëndeteshim aq ngrohtësisht me ata nxënës të etur për mësime të besimit dhe të edukatës. Më kishin mbetur disa ëmbëlsira dhe përmes njërit nga nxënësit ua dërgova, e pastaj hipa në veturë për t’u kthyer. Eca pak, kur pashë një fëmijë duke vrapuar. U ndala, ma solli një pije, një lëngë të ftohtë nga ata që ishin ulur, në shenjë falënderimi dhe dëshmie, e me të sikur donin të thoshin se, edhe pse ne nuk po vijmë, ne jemi të kënaqur që fëmijëve tanë po ua lëmë besimin e shëndoshë.
Në atë moment e falënderova Zotin që na bëri shërbëtorë të kësaj feje, e ata me këtë pije treguan se sa shumë e vlerësojnë gjithë punën tonë.

Hoxhë Blerim Musliu

Të ngjajshme

Kurbanat 2019 (Lista)

Hevzi Hasani

El- hamdu lil-lah

Hevzi Hasani

Perlat e Islamit – 59 Pjesë (Downloand)

Kushtrim Guraj

Ushqimet që preferohen gjatë ditëve të nxehta

Hevzi Hasani

Ndarësi i përpikt

Hevzi Hasani

Një urim më mungon !

Kushtrim Guraj

50 DOBI NGA NATA E KADRIT

Kushtrim Guraj

XHAMIA EBU HANIFE NJË BUKURI E VEÇANTË

Kushtrim Guraj

Kryeimami Bajgora mbajti hytben e xhumasë në xhaminë e fshatit Zabel i Ulët

Kushtrim Guraj