Hulumtuesit nga Universiteti i Massachussetts, “Tufts”, thonë se dy kanaçe në ditë të pijeve të gazuara rrisin shumë rrezikun për sëmundje të mëlçisë.
Në studimin e realizuar nga këta hulumtues kanë marrë pjesë 2500 persona të moshës së mesme.
Hulumtuesit gjetën që personat që kanë pirë më shumë se një pije të tillë në ditë ishin më të rrezikuar për të vuajtur nga “mëlçia yndyrore”.
Hulumtimi u publikua në “Journal of Hepatology”.
“Studimi jonë tregon që pijet e gazuara janë të lidhura me ‘mëlçinë yndyrore joalkoolike’ dhe sëmundjet tjera kronike duke përfshirë diabetin dhe sëmundjet kardiovaskulare”, ka thënë Jiantao Ma, një prej autorëve të studimit.
“Edhe pse akoma ka nevojë për hulumtime, pijet e gazuara janë burim i kalorive të zbrazëta dhe njerëzit duhet të jenë të vetëdijshëm se sa të pinë, dhe duke i reduktuar ato vetëm për raste speciale”, thotë autorja tjetër, Nicola McKeown.