– Lëngu i shegës
Ky lloj lëngu përmban kalcium, fosfor, magnez, hekur dhenatrium. Është një lëng me dobishmëri shumë të lartë për sistemin kardiovaskular. Megjithatë, kjo lloj pije nuk rekomandohet për personat që vuajnë nga ulcera apo aciditeti. Lëngu i nxjerrë nga farat e shegës është një antioksidant i fuqishëm. Vetëm 30 minuta pas marrjes së lëngut të shegës, aktiviteti ynë rritet me 32 për qind. Lëngu i shegës shuan etjen, nxit oreksin dhe përmirëson tretjen e ushqimit. Ai përdoret me sukses edhe në sëmundjet e zorrëve dhe mënjanon helmet e organizmit. Lëngu i shegës jep rezultate në luftimin e parazitëve që zhvillohen në zorrë.
– Lëngu i mollës
Molla është sinonim i vitalitetit dhe shëndetit. Ky lëng për kurim mund të përdoret për sëmundjet e fshikëzës, sëmundjet e veshkave si dhe mëlçisë. Vitamina C dhe betakaroti që ky lëng përmban, kanë shumë ndikim pozitiv në shëndetin tonë. Lëngu i mollës bën mirë për tretjen, si dhe për të shmangur problemet me jashtëqitjen. Ata që kanë probleme me zorrën e trashe duhet të pinë nga një herë në ditë nga një gotë komposto frutash. Të semurët është mirë që larjen ta bëjnë në vaskë në pozicionin ulur, duke i shtuar ujit lëvore të bungut dhe kamomil. Por, për t’u shëruar nga infeksionet në zorrë duhen ngrënë qepë dhe hudhra të freskëta.
– Lëngu i qitros
Kjo pije përmban shumë grupe të vitaminës B, të cilat janë më se të mira për flokët dhe thonjtë, po ashtu përbëhet dhe nga acidi aksorbik i cili lufton mikrobet. Për më tepër, lëngu i qitros lejon forcimin e memories, lufton kancerin e gjirit dhe ndihmon në elasticitetin e lëkurës.
– Lëngu i manaferrave
Manaferrat njihen për aftësinë e tyre për të zmadhuar shikimin dhe për të luftuar diarenë. Kjo lloj manaferre lufton njëkohësisht edhe diabetin, qelbëzimin e bajameve, si dhe ruan rininë e të gjithë trupit.
– Lëngu i qershisë
Ky lëng përmban vitaminën A, një vitaminë kjo shumë e nevojshme për dhëmbët edhe sytë, hekurin si dhe vitaminën C, e cila lufton infeksionet. Ky lloj lëngu gjithashtu lufton edhe rrezikun nga sëmundjet e kancerit.
– Lëngu i akacies
Ky frut përmban një pigment special barishtor që lubrifikon lëkurën dhe parandalon plakjen. Përmbajtjet e tjera të këtij fruti janë edhe disa lloje acidesh shumë të dobishme për normalizimin e sistemit nervor të trurit.
– Boronica e kuqe
Ky lëng ndihmon në uljen e temperaturave të larta trupore dhe e ruan atë normale. Ky lloj lëngu gjithashtu lehtëson trupin nga toksinat. Boronica e kuqe është një aleate e mirë për parandalimin e cistiteve (infeksioneve urinare) të shpeshta dhe për të përmirësuar terapinë me antibiotikë në rast se sëmundja është shfaqur. Efektet dobiprurëse i atribuohen pranisë së proantocianidineve (PAC), një element specifik për boronicën, e cila pengon bakteret patogjene të dëmtojnë mukozën e rrugëve urinare, duke evituar në këtë mënyrë zhvillimin e infeksionit. Cistiti është një patologji shumë e përhapur dhe është mjaft e lartë frekuenca te gratë, sidomos atyre që janë seksualisht aktive. Shkaku kryesor është një infeksion i tipit bakterial, por ndonjëherë, megjithëse më rrallë, mund të shkaktohet nga trauma, alergji apo situata të uljes së sistemit imunitar.
– Lëngu i portokallit
Ky lëng rrit rezistencën e trupit kundrejt gripit, heq lodhjen, si dhe aktivizon funksionet e trurit dhe forcon venat e gjakut. Lëngu i portokallit ka veti diuretike dhe antiseptike (që ndalon kalbëzimin ose pengon zhvillimin e mikroorganizmave), përdoret me sukses në luftimin e sëmundjeve të veshkave edhe në rastet kur janë formuar gurë në to, në sëmundjet e mëlçisë dhe në ato të zemrës dhe të enëve të gjakut.
– Çaji
Lloj i tij nuk ka rëndësi, por në këtë klasifikim nuk bëhet fjalë për çajin e shisheve që blihet në markete. Çaji i zier lufton sëmundjet e zemrës, si dhe një sërë infeksionesh të ndryshme. Një rol të rëndësishëm që luajnë çajrat është dhe për lehtësimin e sëmundjes së sheqerit. Kjo sëmundje karakterizohet nga çrregullimi në këmbim të karbohidrateve, si pasojë e pamjaftueshmërisë së prodhimit të insulinës.