Rtv Pendimi

Pika e parë vrojtuese në Kosovë

Kur e përmendim Rio de Janieron, New York-un e Venecian na dalin para syve pamje të mahnitshme që ofrojnë këto qytete. Këto qytete e shumë të tjera kanë pika vrojtuese, prej nga mund të shihen këto vende të bukura sikurse në pëllëmbë të dorës.

Së fundmi, një atraksion i tillë i është shtuar edhe Kosovës, përkatësisht qytetit të bukur e historik të Prizrenit. Në afërsi të fshatrave Jabllanicë e Pouskë, tashmë gjendet pika e parë vrojtuese në vend, e cila është qasshme nga të gjithë ata të cilët duan ta shohin Prizrenin në një tjetër dimension.

Sevil Kazaz thekson se kanë vërejt që kur kalojnë qytetarët dhe vizitorët në këtë pikë, ndalen dhe dalin në foto, ndërsa tha se kur e kanë vërejtur këtë e kanë hulumtuar vendin dhe kanë krijuar projektin.

“Ky vend pasi që është menjëherë në rrugë kemi kriju një hapësirë për parking për vetura. Ky vend ka qenë i pashfrytëzum, kemi bo pastrimin, kemi shtru gurë dhe besojmë që për vizitorët është e mjaftueshme që me pa prej ktuhit pamjen e qytetit të Prizrenit”“E kemi një tabelë informuese, kemi disa ulëse dhe kemi kriju një ballkon prej xhamave. Dylbitë kanë 6 mijë shikime. Kur përfundon, duhet me ndërru baterinë”

Duke marrë parasysh bukuritë që ofron qyteti i Prizrenit, Kazaz tregon që kjo ka qenë edhe ideja kur është krijuar kjo pikë vrojtuese, që Prizreni të ketë sa më shumë destinacione të reja turistike.

“Agjensionet turistike që ekzistojnë në Prizren sigurisht kur kanë vizitorë, kur kanë me bo një plan, paketë turistike me siguri kanë me vendosë edhe këtë pikën për me ardhë edhe me vizitu vizitorët”

“Pa pagesë ka me qenë. Këtu edhe çiftet që martohen sigurisht kanë me ardhë, kanë me dalë në foto që me pas momente të paharruara”

“Jemi krenar që e kemi realizu këtë projekt sepse zakonisht kur është një pikë turistike, duhet ma shumë me promovu atë vend. Na e kemi edhe një ueb-faqe të turizmit kështu që po mendojmë që këtë pikën sa ma shpejtë duhemi me vendosë aty që edhe vizitorët kur e vizitojnë mujn me pa një destinacion të ri”

Tutje, nën shoqërimin e këtyre pamjeve të mrekullueshme të cilat përmes dylbive, bëheshin edhe më atraktive, Kazaz ka folur edhe për një ndër projektet e reja në lidhje me turizmin.

“Për zhvillimin e turizmit malor kemi një hapësirë që jemi tu kriju si destinacion turistik, kur vijnë zakonisht diaspora, gjatë vikendit mujn me vizitu edhe mujn me kalu një kohë pikniku. Është vendi Nashevc, aty kemi kriju një vend turistik afër Lumit të Drinit”, tha ai. /RTVDukagjini/

TË NGJAJSHME