Rtv Pendimi

PILOTI DHE RESEPSIONISTI

Ky është një tregim i vërtet që e rrëfen një pilot i cili punon në kompaninë e aeroplanëve “Egypt Air” dhe thotë:

– Unë punoja në linjën e aeroplanit i cili fluturonte në relacionin “Kajro – Tokio” për tre muaj … pastaj për dy muaj u largova nga ky relacion dhe fluturoja për në vende tjera. Deshi Allahu që pas një periudhe të kthehem prapë një të njëjtin relacion dhe kompania si zakonisht lidhte kontrata me të njëjtët hotele ku pushonim dhe flinim. Zbrita në të njëjtin hotel dhe isha në pritje të shpërndarjes së dhomave. Në atë moment erdhi recepsionisti dhe filloi të thërret: Zotëri Muhamed Salim!! Zotëri Muhamed Salim!!

– U çudita!! Thash në vete: unë tash sa mbërrina në hotel!! Si e din emrin tim?! Iu përgjigj: Unë jam Muhamed Salim!

– Më tha: Urdhëro.

– Ma dorëzoi një zarf ku në të kishte 300 Dollar!!

– I thash çka është kjo?!

– Mu përgjigj: Para tre muajve kur ishe këtu e harrove këtë zarf në dhomën tënde dhe unë nga “amaneti” e ruajta këtë zarf në recepsion dhe çdo herë kur vinte delegacion nga “Egypt Air” e hulumtoja emrin tënd në mesin e delegacionit se a je prezent me ta apo jo. Sot e vërejta emrin tënd në mesin e tyre deh erdha ta dorëzoj këtë zarf!!

– Subhanallah, tre muaj e hulumton emrin tim në mesin e delegacionit. Sa delegacione kanë ardhur në javë dhe sa emra i ka hulumtuar … dhe … dhe!!!

– Piloti tha: Më erdhi shumë mirë dhe sipas traditave tona e hapa zarfin dhe i morra 150 Dollar dhe 150 të tjerat ia dhurova si shenjë respekti për këtë gjest të tij.

– Iu skuq fytyra dhe u zemërua dhe më tha: Kjo është detyra ime. A më jep të holla për amanetin tim dhe kryerjen e detyrës sime?!!

– Piloti thotë: Mu skuq fytyra dhe u turpërova nga ai. Desha ti tregoj se kjo është tradita e jonë në tokat arabe por u turpërova ti tregoj dhe ti jap një pasqyrë të keqe për vendet tona dhe i thash: Më vjen keq … më fal. Në vete thash ta falënderoj në mënyrë tjetër. A ka mundësi të ftoj në darkë këtë natë?!

– Më tha: Më vjen keq. Nuk mundem ta pranoj ftesën tënde se do të ndjehem në vetvete se kjo vepër është shpërblim përballë asaj që ta ktheva zarfin. Ndoshta herëve tjera kur do të kthehesh do ta pranoj ftesën!!

– Piloti thotë: Nga dëgjimi i këtyre fjalëve më erdhi të mërzitem për gjendjen e disa njerëzve në tokat tona dhe fillova të turpërohem nga vetvetja. Ky njeri më dha një mësim që nuk do ta harroj asnjëherë, se: “Unë kur e kryej një detyrë me të cilën janë i ngarkuar nuk duhet të pres shpërblim si shkëmbim i shërbimit të kryer”.

Nga arabishtja: Irfan JAHIU

TË NGJAJSHME