Një gotë qumësht në ditë mund të reduktojë dukshëm mundësitë për të vdekur nga infarkti apo goditjet në zemër. Studiuesit e Universitetit të Reading dhe Cardiff në Britaninë e Madhe, analizuan 324 studime shkencore lidhur me efektet e konsumimit të qumështit. “Studimi ynë kishte si qëllim të verifikonte nëse pirja e qumështit ka dobi apo jo.
Por u zbulua se krahas vetive të tjera qumështi mund të përmirësojë shëndetin dhe mund të mbrojë zemrën nga sëmundje të ndryshme. Mirëpo nuk ka prova nëse qumështi mund të rrisë rreziqet për shëndetin, përveç rastit të kancerit në prostatë”, deklaroi Ian Givens, i Universitetit të Reading-ut.
Natyrisht se nuk duhet zgjedhur qumësht me nivel të lartë të yndyrës, por mjafton ai që përmban deri në 2,8 për qind yndyrë./zeri