Erëzat jo vetëm që e bëjnë shijen e ushqimit më të mirë, por ato janë të shëndetshme. Njerëzit kanë zbuluar dobitë e erëzave kohë më parë. Njëra ndër to është piperi i zi.
Kjo erzë është e pashmangshme në pothuajse çdo vakt, por a e dinit se piperi i zi, është gjithashtu shumë i mirë për shëndetin tuaj? Vetëm dy lugë të mesme piper i zi përmbajnë 9% vitaminë K dhe 7% hekur, transmeton “Zëri.info”.
Piperi i zi përmirëson tretjen, zvogëlon prodhimin e gazrave në zorrë dhe mundësinë e fryrjes pas një vakti. Piperi i zi gjithashtu ju ndihmon të shpëtoni prej toksinave nga trupi, duke nxitur djersitjen dhe urinimin.
Lëkura e piperit kokërr nxit ndarjen e qelizave yndyrore, e cila çon në humbje efektive të peshës. Kjo erëz është e dobishme dhe për shumë gjëra tjera./(Zëri)