PISA NA BËRI HORË

Dështimi i arsimit është dështim i shoqërisë. Nuk është patjetër që agresioni të bëhet me luftë të hapur, të shpallur apo të pashpallur. E keqja vie edhe pa motiv. Mjafton shkujdesja dhe gjërat do të bëhen si mos më keq. Puna n’asgjë, dëmi i gatshëm, thotë populli.
Edhe te ne, arsimi është lënë pothuajse në asgjë. Ai nuk është parë si përgjegjësi dhe investim në të ardhmen e brezave por si mundësi përfitimi në të gjitha aspektet, deri tek ai material. Shkollat janë shndërruar në fabrika që prodhojnë diploma dhe tituj (lexo: kuadro analfabetë), derisa ata që i shfeytëzojnë ato për përfitime personale ose grupore fërkojnë duart të kënaqur.
Ndërsa kur “befasohemi” me rezultate zhgënjyese të testeve kredibile, ngritemi të gjithë për të sharë, duke kërkuar fajtorin te tjetri. Harrojmë që fëmijët tanë janë përgjegjësia jonë dhe që për të mirën e tyre duhet të angazhohemi më tepër se sa thjesht tu sigurojmë kushte elementare për të “shkuar në shkollë”.
Të gjithë së bashku duhet ta largojmë turpin e asaj që fëmijët tanë janë më të dobëtit duke i shpalluar luftë analfabetizmit të promovuar e sponzoruar, duke punuar dhe kujdesur më shumë për këta fëmijë…