Rtv Pendimi

Pite me mollë

Perbersit  per brumin:

  • 400 gr miell
  • 200 gr margarine
  • 150 gr sheqer
  • 3 luge prezlle(galete)
  • 3 te verdha vezesh
  • ½ pluhur paste
  • 1 sheqer pluhur

 

Perbersit  per  mbushjen:

  • 4 molle te medha
  • 150 gr sheqer
  • 4 luge griz(ermik)
  • 1 luge cimet(kanelle)
  • 1 sheqer vanilje
  • 3 te bardha te vezes

 

Pergaditja:

Margarine e mbajtur ne temperature dhome perzihet me sheqer dhe pastaj shtohet sheqeri  pluhur,prezlla,dhe te verdhat e vezeve duke i perzier mire krejt permbajtjen.Pastaj shtohet mielli i perzier me pluhur paste dhe pasi perzihet mire e mbeshtjellim brumin dhe e leme ne frigorifer.

Mollet e qerojme  dhe i grijem ne rende e pastaj io perziejme me sheqer vanile,sheqer,kanelle dhe griz.Te bardhat tunden derisa te formohet nje shkume e forte dhe pastoj perzihet me masen me molle.Brumi hiqet nga frigoriferi dhe ndahet ne dy pjese.Njera pjese hollohet ne madhesi te kallepit per pjekje i cili duhet lyer me vaj dhe permillet.Pastaj mbi te qesim permbajtjen me mollet  dhe permbi prap brumin tjeter te shtrire ne madhesi te kallepit.Piqet ne temp.180 per 40 min.Pastaj pluhuroset me sheqer pluhur./mesazhi.com

TË NGJAJSHME