Ti ke mundësinë ta therësh dikë dhe pastaj ta nxjerrësh thikën nga shpina e tij, mirëpo atij vetëm se ia ke lënë një plagë të thellë.
Prandaj, më vonë s’ka më rëndësi se sa herë i kërkon ndjesë, sepse plaga vazhdon të mbetet prezente.
Dije se plaga e gjuhës është më e rëndë sesa plaga e trupave. Pra, kujdes se çfarë flet!
Shokët e tu janë si gurë të çmuar dhe të rrallë, ata të argëtojnë, të gëzojnë dhe të përkrahin. Ata janë gati që të dëgjojnë në çdo kohë kur ke nevojë për ta.
Për këtë arsye, tregoju atyre se sa e madhe është dashuria jote për ta.
Nga arabishtja: Irfan JAHIU