Rtv Pendimi

PLAGË E PASHËRUAR

Nё luftёn e lirisё u ndam e u coptuam

shumё nga ne u vram e u masakruam,

tё pёrlotur nga vendlindja jonё na larguan

shtёpi e pasuri na e dogjёn dhe shkatruan.

 

Tё urritur e tё raskapitur ecnim pa ndalё

ta shpёtonim veten e pёrtej kufirit me dalё,

nga vuajtjet, pa ngurim kёmbёt na ecninё pёrpara

por pёr atёdhe,zemra dhe sytё e ballit na ngelnin mbrapa.

 

Luftё e pёrgjakur pёrplot viktima

pёr lirin e atёdheut dhamё jetёn shumё trima,

trima qё dhamё shpirtin,gjёjёn mё tё shtrejt qё posedonim

vetёm qё atёdheun nga kthetrat e armikut ta çlironim.

 

Dashti Zoti e kjo dёshirё u realizua

me aromё lirie ky vend u mbulua,

tё gjallё e dёshmor liris ju gёzuam

se mё nё fund nga rrobёria,edhe ne u liruam.

 

Me dhimbje tё thellё njёri tjetrin e takuam

dhe ata qё nuk mundёm,nё vareza i vizituam,

tё urritur e tё raskapitur shtёpit i ndёrtuam

Kosovёn ton tё dashur ditё pas dite e zbukuruam.

 

Tё gjithё ishim pёr njё,derisa dhimbjen e rrobёris nё zemёr mbanim

por,qё kur nё zemёr vendosёm materialen, po e sjellim shkatrimin,

u bёm lakmitar pёr karika,e luftёtar tё pashpirt pёr pushtet

asnjё shpresё ardhmёrie pёr njerёzit e rёndomt nuk mbet.

 

Tё dёshpruar nga gjendja e mjerueshme ekonomike

detyrohemi tё marim vendime tё shpejta e kritike,

shesim gjithçka qё posedojmё,pёr çmim aspak s’diskutojmё

tё marim ca para dhe familjen nga ky vend i pashpresё ta largojmё.

 

 

Prej vendit ton tё dashur po nisemi zemёr thyer

po nisemi tё mallёngjyer,sepse po nisemi pёr tё mos u kthyer,

koha po kalon,e ditё pas dite po zbrazet ky vend i bekuar

po zbrazet,sepse sigurimi i ekzistencёs ёshtё vёshtirёsuar.

 

Ata qё kan mundёsi situatёn pёr ta ndryshuar

qёndrojnё nё kolltuqe e aspak s’janё duke u munduar,

belbёzojnё me dinakri e si spektator na shikojnё

me buzёqeshje vajtojnё e milionat njёri tjetrit sigurojnё.

 

Nё luftёn e lirisё u hap njё plagё e pashёruar

ajri i pastёr i lirisё filloi kёtё me e shёruar,

por kjo udhёheqsi e koruptuar ёshtё duke e pёrkeqsuar

falё duarve tё pista plaga edhe mё shumё ёshtё pezmatuar.

 

Plaga si plagё kur shkaktohet nga vёllau i gjakut

dijeni se ёshtё mё e madhe se çdo plagё e shkaktuar prej armikut.

N’pёrvjetore nderojnё ushtarёt e vdekur,e n’pёrdishmёri s’kujdesen pёr tё gjallё

janё aq tё pashpirt e lakmitarёt qё pёreth tyre çdo haram e shёndruan nё hallall.

 

Mjerё ky popullё kush po e udhёheq

Mjerё ky vend nga kush pret me u ndreq

Mjerё kjo rini nga kush pret ardhmёri

E mallkuar qofshin ata qё shesin fe e nder vetёm pёr pasuri.

 

                                                           Shkruar nga: Xhemshit Jusufi

                                                                                      19.Prill.2015

TË NGJAJSHME