thumbs_b_c_e80298e0096e7e9a47a1dc103141cc48

Plagoset kryeministri sllovak pasi qëllohet me armë

Kryeministri i Sllovakisë, Robert Fico, është dërguar në spital pasi u qëllua me armë dhe mbeti i plagosur, transmeton Anadolu.

Sipas agjencisë së lajmeve TASR, incidenti ndodhi kur një sulmues qëlloi disa të shtëna para Shtëpisë së Kulturës në qytetin qendror Handlova, ku po mbahej një mbledhje e qeverisë.

Agjencia TASR raportoi se sulmuesi u arrestua menjëherë pas sulmit.

Televizioni lokal JOJ raportoi se një burrë në turmë hapi zjarr ndaj kryeministrit sllovak kur ai doli nga ndërtesa për të përshëndetur banorët e qytetit.