Qysh ne rini prej Tij su ndave
Me krenari dhe burrëri e mbajte
Ju binte në sy shumë për okolla
Kjo Qelesh e bardhë si bora.
E mbajte ne kokë tërë jetën e gjatë
prej ti su ndave ditë as natë,
Shumëve Ju pengonte ky simbol kombëtar
Nga frika se shqipja po mbijeton ne këto ane.
Vet kohen qe e jetove ishte një sfidë e gjate
As presionet politike prej plisit nuk te ndanë
E mbajte me nder dhe dinjitet te larte
Si trashëgim nga eterit e par.
Dhe kur vdiqe plisin na e more
Ne të kujtojmë me plis prore,
E more me veti ne arkivol pranë
Në tokë e mbolle për të mbirë prapë.
Kur te kthehen Dardanet nga toka te dal
Kur ta kërkoj koha për filiza të rinj
Do te lulëzoj mbi tokë e ta gëzoj Ilirinë.
Do ta zbardh Luginën me ngjyrën e ti
Do te ju shkëlqej krushqve nëpër Arbëri.
Të gjithë të njohën si plak të urtë
Të gjitha situatat i zgjidhje me të butë,
Ti do te përkujtohesh si një mbartës i par
Amanet për breza njat plisin e bardhë.
Plisin tënd do ta ruejn Bjeshka
Mos ta prekin këto bisha te egra.
Plisi i jyt ne ket Llogor
Do te shkëlqej për jete dhe mote
Na pasardhësit e tu me krenari
Te përkujtojmë me lot ne sy.
Shume për ty na bajm dua
E lutim te madhin Zot Perendine
Te na jep meshir dhe shume rahmet
Inshallah na bashkon me ty ne xhenet
Hatem B.Salihu
Tupallë… Qerrshor 2011