PLUHURI I MËKATEVE

Një grua dhe burri i saj u shpërngulën në një shtëpi të re dhe përderisa hanin mëngjesin e ditës së parë, gruaja tha:

-Burri im i shtrenjtë, rrobat e lara të fqinjës sonë nuk qenkan të pastra. Ajo përdorë detergjent të lirë, por, në qoftë se ajo do që rrobat t’i pastrohen mirë, patjetër duhet të blejë detergjent më të shtrenjtë,– e tha këtë duke shikuar nga dritarja, drejt kopshtit të fqinjës.

Gruaja për çdo ditë e jepte të njëjtin koment kur e shihte fqinjën e saj duke i shtrirë rrobat e lara për t’iu tharë.

Pas një muaji, në një mëngjes, gruaja u kënaq kur e pa se rrobat e lara të fqinjës ishin të pastra dhe të lara më mirë se herëve tjera, dhe tha:

-Burri im, më në fund, fqinja jonë e mësoi se si t’i lajë rrobat e saj.

Kurse burri iu përgjigj:

-Gruaja ime e shtrenjtë, këtë mëngjes u zgjova më herët dhe e pastrova xhamin e dritares nëpërmjet të cilit ti i shikon rrobat e fqinjës sate. Ka mundësi që pluhuri i gjynaheve tua të bëhet shkak dhe t’i paraqesë veprat e të tjerëve si të gabuara. Për këtë arsye, përmirësoi gabimet e tua, para se të komentosh për gabimet e të tjerëve.

Nga arabishtja: Irfan JAHIU