Përse zemra qan me lot
Përse shpirti prehje s’ka
Pse e zymtë është kjo ditë sot
Përse trupi vuan or vëlla
Pse mëkate e gjynahe
Veten cdo ditë e ngarkojmë
Pse si’i kthehemi ne Allahut
Udhëzimin ta kërkojmë.
Na prano në mëshirën Tënde
O Zot i gjithësisë
Po kthehemi tek Ti të penduar
O Krijues i njerëzisë.
Në jetë shumë here gabuam
Shejtani zemrën na e mori
Por mëshira Jote prapë na mbuloi
Nga errësira në dritë na nxori
Ti je Bujar e Mëshirëplotë
Ti je Dritë e ti je Nur
Je i Drejtë, Je Lavdiplotë
Je Rrahman e Je Gafur.