Po më kalon koha e martesës, çka duhet të bejë ?

Pyetja :
Selam Alejkum deshta me konsllutu me një hoxhë të nderuar se e kam një dert. Po më vonohet martesa sdi çka me bërë me dal nga ky dert ? Es selam paqja, mëshira e Allahut qofshin mbi ju !

Përgjegjja:

Alejkumselam martesa është risk dhe Allahu iaka caktuar çdo robi riskun e vet. Kjo e qetëson besimtarin dhe i mbështetet Allahut plotësisht për.çështjet e tij. Një ndër to është edhe çështja e martesës. Mos harroni se Allahu e di më së miri gjendjen tuaj dhe nevojën tuaj, kjo është provë për juve. Në.raste të.tilla duhet durim dhe falënderim të Allahut. Kërkohet ibadet dhe isitgfar. Kërkohet prej teje ta kuptoni që Allahu e di më.mirë se çfarë është.për robin e Vet kurse robi nuk e di se çfarë është më e mirë për të. Ti do diçka por ajo është e keqe për ty, ti urren diçka por ajo është më e mirë.për të. Andaj në rastin tënd, ji e kënaqur me caktimin e Allahut, falënderoje Allahun për mirësitë e Tij, shtoje ibadetin, qetësoje veten me namaz dhe Kuran, bëj durim derisa Allahu ta lehtësoje çështjen. Lute Allahun pa ndal dhe kërko që Allahu të martojë për dikë që është i hajrit për fenë dhe jetën tuaj. Përmirësoji raportet me Allahun sepse me përmirësimin e raporteve me Allahun edhe çështja joye do të.përmirësohet dhe kërkesat do të plotësohen me lejen e Allahut. Mos e ndaj isitgfarin dhe jep lëmoshë me nijet të lehtësohet çështja e juaj. Allahu e di më së miri.
hoxhë Irfan Jahiu