Poezi kushtuar Adem Ramadanit

Në emisionin n’Kosovë Show
I udhëhequr nga Showmeni
Këtë radhë si mysafir i ftuar
Ilahisti i njohur hafiz Ademi

Showmeni Shpëtim Desku
Apo i njohur si moderatori
Për emisionin e udhëhequr
Lëvdata të shumëta mori

I gjithë publiku kureshtar
Për këtë mysafir të veçant
Ish muzikant e sot ilahist
Modest, bujar dhe elegant

Pyetje përgjigje të shumta
Pse më nuk mirret me muzikë
Mijëra shikues kanë ndëgjuar
Bindjen e tij me plot etikë

Show e bëri më emocional
Që ka emocionuar çdo shqiptar
Kur filloi të këndoi ilahinë
Për komandantin legjendar

Përmendi edhe hoxhallarët
Dhe tha që janë të shtrenjtë
Sepse këta ta mësojnë rrugën
Për në Xhenetin e shenjtë

Arriti kulminacioni i emisionit
Shikues dhe publikun e përloti
Ilahinë për respektimin e prindërve
Respekt që shpërblehet nga Zoti

Një shembull me fjalë e vepra
Kështu duhet të jetë muslimani
Këtë e dëshmoi sinqerisht
Ilahisti ynë ADEM RAMADANI

Nuhi Osmani