Pogaçe e butë me jogurt, e gatshme për 20 minuta

Nuk ka furrë buke e cila gatuan këso buke të mirë!

Fjala është për pogaçen e cila gatuhet me jogurt, i cili brumit i jep butësi të mrekullueshme dhe shije të pashembullt, transmeton Telegrafi.

Përbërësit:

▪ 2 vezë,
▪ 2 dl jogurt,
▪ 230 g miell,
▪ 130 ml vaj luledielli,
▪ gjysmë pluhuri për ëmbëlsira,
▪ 1 lugë e vogël kripë.

Përgatitja:

Me mikser tundni një vezë dhe një të bardhë të vezës, shtoni jogurtin dhe 130 ml vaj.

Kësaj përzierjeje shtoni 230 g miell të butë, pluhurin e ëmbëlsirave, kripën dhe të gjitha përzieni me mikser me shpejtësinë më të vogël.

Tepsinë e madhësisë 20×30 cm lyeni me vaj dhe qitni miellin, pastaj qiteni me dorë përzierjen.

Lyeni me të verdhët e vezëve dhe piqeni në furrë të ngrohur në 230 gradë rreth 15 minuta.

Ju bëftë mirë! /Telegrafi/