Autor: Mr. Fidan Mustafa
Protestat vazhdojnë, të metat si shtet dalin në sipërfaqe. Policia e Kosovës dëshmoi edhe njëherë papërgatitjen e tyre profesionale, moskoordinim, mosdurim psikik e fizik përballë protestuesve dhe menaxhimin e masave qytetare të eskalueshme, e cila detyroi policin të nxjerrë revolen dhe të shtin lart për të zmbrapsur protestuesit.
Si spektator që isha në protestë, i zënë nga protestuesit në njërën anë dhe Policia e Kosovës në anën tjetër, bëra disa xhirime mjaftë interesante, njëherë e dhimbshme për qytetërimin tonë e institucionet tona kosovare.
Videoja e parë e xhiruar, dëshmon qartë mllefin e qytetarëve, të cilët ishin thuajse të gjithë nën moshën 30 vjeçar, të papunë, pa mirëqenie sociale, të dëshpëruar nga institucionet e udhëheqësit shtetëror, të dëshpëruar ndaj zyrtarëve shtetëror, cilët mbajnë nga 3 e 4 vende pune, e pjesa tjetër e qytetarëve dalin në rrugë për të shprehur pakënaqësinë e tyre ose për të marrë autobusin drejt Hungarisë… Të paktën ketë mesazh kishin shumica e protestuesve që nuk sulmuan policin e nuk thyen pronën private e publike por që kërkuan Stop standardizimit të dyfishtë të funksionimit të shtetit.
Videoja e dytë, paraqet policët tanë, cilëve ju mungon koordinimi mes tyre, pa kontrolli e menaxhimi i situatës e cila në minutat e parë veç se filloi të dal jashtë kontrollit. Në videon në fjalë, shohim se si Policia e Kosovës është e shpartalluar në grupe me një numër mjaftë të vogël të policëve, cilët nuk posedojnë as gaz lotsjellës e as makineri për shpartallim të protestës. Po në këtë video, shohim policët cilët janë të rraskapitur me orë të tëra në këmbë, të uritur e të etur, shohim në xhirime se si eprorët e tyre policorë janë në qyshe të lokaleve e ata më lart tyre të ulur në kolltukët e tyre, nga atje policinë urdhëron të ballafaqohen me protestuesit që gjuanin tulla betoni mbi ta (policët).
Po në këto video, shohim se si Policia e Kosovës në rrugën “Tring Smajli” është lënë në mëshirën e protestuesve, cilët kërkonin ndihmë për përforcime e largim të të lënduarve, por nuk vijnë as policia e as ambulanca, madje nuk posedonin as mburoja të mjaftueshme për t’u mbrojtur nga gurët e tullat e betonit.
Situata sa shkonte e eskalonte më tepër, vetura të thyera, dyqane të dëmtuara etj, policia në situatë të këtillë, mbeti e pa rezistueshme ndaj protestuesve, tullat sa andej e këndej fluturonin mbi kokat e tyre, për një moment policët në fjalë, tentuan të largohen nga kjo pikë, por eprori i cili ishte strukur në qosh dhe ishte i sigurt lëshonte urdhra se s’ka kthim mbrapa, pasi qe ata qe urdhëronin nga lart (nga zyre) e kishin më të letë.
Në skenën në fjalë, policia u shpartallua plotësisht dhe filloi konfrontimi fizik mes protestuesve e policisë, sa që policia në pamundësi për të zënë ndonjë protestues cilët gjuanin me gurë, në një kalimtar të rastit shfryen tërë mllefin që akumuluan. Përballë këtij presioni, një polic doli jashtë kontrollit i cili nuk mundi të durojë më psiqikisht nga lodhja e uria, presioni i urdhrave të eprorëve, e huliganizmi i disa protestuesve që sulmonin vazhdimisht me gur, nxori revolen duke shtënë lart. Pas kësaj krisme, situata erdhi pakëz nën kontroll, jo nga krisma, por fal ndihmës së policëve tjerë që unë dyshoj se ishin të EULEX-it por me uniformë të policisë së Kosovës, sepse kishte prej atyre që dëgjuam duke folur anglisht kur i erdhën në ndihmë.
Ajo çka arrijmë në përfundim, si një qytetar i rastit në skenat e djeshme, Policia e Kosovës është ende larg profesionalizmit për ballafaqim të situatave të eskalueshme, numerikisht janë shumë pak, pa mjete të blinduara, e pajisje përcjellëse. Policët në fjalë, dje dëshmuan mos durim psikik
e fizik në përballje të dhunës e situatave jashtë kontrollit e presioneve psikike nga huliganizmi e eprorëve policor.
Fidan Mustafa