Rtv Pendimi

Policia gjermane dhe çeke në kërkim të një vajze në Bavari

Policia gjermane dhe çeke në kërkim të një vajze në Bavari

Qindra policë janë përfshirë në kërkimin e një vajze tetëvjeçare të zhdukur në një zonë pyllore përgjatë kufirit gjermano-çek në Bavari, transmeton Anadolu Agency (AA).

Vajza Julia u zhduk me vëllain dhe kushëririn e saj të dielën teksa familja u ndal për të pushuar gjatë një shëtitje në pyll.

Djemtë e moshës gjashtë dhe nëntë vjeç u gjetën të dielën në mbrëmje në pyll pranë qytetit bavarez Waldmuenchen, kurse vajza ende vazhdon të llogaritet e zhdukur.

Në kërkimin u përfshinë rreth 800 policë gjermanë dhe çekë, zjarrfikës, 40 qen kërkues, helikopterë dhe dronë, njoftoi agjencia gjermane e lajmeve DPA.

Temperatura shumë të ulëta janë regjistruar në zonë, kështu që autoritetet kanë frikë se vajza mund të mos i mbijetojë ftohjes për një kohë të gjatë.

Ata supozojnë se ajo humbi në pyll dhe nuk mendojnë se është viktimë e krimit.

“Shanset e vajzës për të mbijetuar po zvogëlohen nga ora në orë”, tha zëdhënësi i policisë Josef Weindl për të përditshmen gjermane Passauer Neue Presse.

Siç u shpreh ai, një fëmijë mund të mbijetojë pak më shumë se dy ditë pa ushqim dhe pije, duke shtuar se problemi kryesor është moti i ftohtë.

Sipas DPA-së, vajza dhe familja e saj janë nga Berlini.

TË NGJAJSHME

IOS
ANDROID
DONACION
DËRGO MESAZH