Rtv Pendimi
auto lider
Good life Restaurant
Lajme

Policia turke vazhdon trajnimet për punonjësit e policisë shqiptare

Muslim Shop

Policia Kombëtare e Republikës së Turqisë vazhdon kurset e trajnimit për punonjësit e Policisë së Shqipërisë në fusha të ndryshme, ku trajnimi i fundit ishte për çështjet e inteligjencës, raporton Anadolu Agency (AA).

Në ceremoninë e organizuar në Tiranë, në Akademinë e Sigurisë së Shqipërisë, për ndarjen e certifikatave për pjesëtarët e trajnuar, ishin të pranishëm përfaqësues të Ambasadës së Turqisë në Tiranë, përfaqësues të Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shqipërisë dhe përfaqësues të Akademisë së Sigurisë së Shqipërisë.

Në fjalën e tij, dekani i Fakultetit të Sigurisë dhe Hetimit pranë Akademisë së Sigurisë së Shqipërisë, Prof.Dr. Ilirjan Mandro, tha se trajnimi është vazhdimi i një projekti të madh të trajnimeve që ofrohen nga policia turke përsa i përket rritjes së kapaciteteve të policisë shqiptare.

“Nuk jeni vetëm ju që trajnoheni këtu, por edhe kolegët tanë shkojnë trajnohen në territorin turk. Një sërë trajnimesh na presin pas këtij trajnimi”, tha Mandro.

Përfaqësuesja e Ambasadës së Turqisë në Tiranë, Seda Kırdar, tha se bashkëpunimi dhe lidhjet e ngushta midis Turqisë dhe Shqipërisë kanë për qellim një mirëqenie sa më të mirë dhe të sigurtë për shtetasit.

“Çdo vit ka një rritje të bashkëpunimit dhe koordinimit midis nesh. Gjatë këtij muaji ka pasur një hov të madh në zhvillimin e kurseve për çështjet e sigurisë së brendshme. Çështja e sigurisë së brendshme është një çështje jetike për dy vendet tona. Turqia fatkeqësisht ka përvoja të hidhura në luftën kundër organizatave terroriste. Turqia po zhvillon një luftë të ashpër kundër organizatave terroriste si PKK, PYD, YPG, DEASH dhe FETO.Në kuadër të kësaj lufte, siguria brendshme është një ndër armët kryesore dhe çështjet më të rëndësishme”, deklaroi Kırdar.

Pjesë e trajnimit të organizuar nga Departamenti e i Inteligjencës i Policisë Kombëtare Turke gjatë periudhës 24-28 shtator ishin 20 punonjës të të Policisë së Shqipërisë, që në fokus kishte çështjet e inteligjencës.

Policia e Turqisë ka ofruar në vitet e fundit trajnime për tema të ndryshme për pjesëtarët e Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shqipërisë, në lidhje me metodat e luftës kundër terrorizmit, hetimin kundër krimit të organizuar, konceptet themelore të inteligjencës dhe për çështje të tjera.

Të ngjajshme

Britania ndan 87 milionë paund për muslimanët Rohingya

Kushtrim Guraj

Shqipëria goditet nga një tërmet i fuqishëm

Kushtrim Guraj

BE-ja dhe Britania pajtohen për të vazhduar bisedimet për Brexit

Qëndrim Ibrahimi

Një shqiptar gjendet i masakruar në mal, në Dölauer Heide të Gjermanisë

Qëndrim Ibrahimi

Arabia Saudite thirrje për “qëndrim të vendosur” kundër Iranit

Kushtrim Guraj

Netanyahu paralajmëron aneksimin e enklavës hebraike në Hebron

Urim Isma

“Fluturon” çmimi i naftës pas sulmeve në rafineritë e Arabisë Saudite

Urim Isma

Gjoba për subjektet që shkelin Ligjin zgjedhor

Urim Isma

​Kosova përjetësisht mike e Amerikës

Urim Isma