Lexon gazetën, lexon çka vetëm dreqit në mendje i shkon. Shikon internetin, lexon e dëgjon çudira prej ma të ndryshmëve, çka vetëm mendja e një krijese njeri din me i bë.
Hajt, thashë kësaj herë, t’i dëgjoj lajmet e orës 20:00, kronika fillon me vdekjen e një fëmije, ku qenët e kanë mbytur.
Te ne të hanë qentë edhe “qentë”.
Të nderuar!
Akuza, shpifje, intriga, rrena!!
Si me njollos personalitetin e filanit, fistekut, xhamatit, hoxhës, kryetarit, drejtorit, etj.
Aktivizohen si mizat në fëlliqësirë, me gazeta, portale, shoqëri civile, parti, deputet, gra e burra, vetëm e vetëm ta fundosim atë i cili po punon!!
Ndonjëri pak që ka shqiptari, moral, ideal, fetari, iu është dhënë rasti të jap një kontribut, a si deputet, personalitet, kryetar komune, etj., hyxhym etiketimin, shpifjen, akuzën. Merre me mend njërit edhe ia kishe vendu në kokë edhe çallmën (shallin) e hoxhës.
Të nderuar!
Kam përshtypjen se shqiptarët janë popull i veçantë, dynja në vete. E kam pasur një xhemat, Allahu e mëshiroftë, kur ndonjëherë nervozohej shprehej “po shiptart janë naci e pshtjellt”, besa ai pak më ndryshe shprehej.
I shkolluar, intelektual, edhe kaq i armiqësuar në popullin e vet, vendin e vetë, fenë e popullit të vet, këtë, këtë vetëm shqiptari “shkollovan” e bënë.
Të nderuar!
Po ua tregoj edhe një vaki të një plaku të mençur i nacionaliteti rom. Unë, kam pasur xhamat 4-5 vite romët dhe kam takuar burra të mençur.
Një plak romë tha kështu (po shkruaj fjalët ashtu ai si u shprehë, kërkoj që mos të më keqkuptoni):
“Poplli ma viron janë maxhupt, ama pak, shum pak ma nom janë shiptart, pak dallojm ne.”
Të nderuar!
Kjo fjali nuk më pat ardhur e këndshme, ama se po del kjo punë kështu, idenë nuk e kam pasur.
Realiteti i sotshëm është dëshmuese e fjalës së plakut.
Allahu e bëftë hajër se janë çuar peshë, por populli e thotë një fjalë: “e hongshin kryet e vet”.
Ulvi Fejzullahu