Portokalli ka përmbajtje të lartë të acidit askorbik (vitaminë C), që ndihmon mekanizmat mbrojtës të trupit, stimulon rritjen, zhvillimin e eshtrave dhe të dhëmbëve, e siguron integritetin e kapilarëve dhe të gjakut.
Vitamina C merr pjesë në formimin e kolagjenit (rigjenerimin e indeve), merr pjesë si një antioksidant (në kombinim me vitaminën E dhe selenin) për shkatërrimin e radikaleve të lira, ul tensionin dhe lufton stresin dhe lodhjen, shkruan “Zëri”.
Përveç acidit askorbik, portokalli përmban vitamina A, B1, B2, B3, B5, B6, E, sheqerna, aminoacide dhe acide organike, kripëra minerale, acid limoni.
Kjo është arsyeja pse ai rekomandohet veçanërisht në rastet kur ka mungesë të këtyre vitaminave, të lodhjes dhe gjithashtu për të nxitur rritjen e fëmijëve.
Lëngu i portokallit është veçanërisht i përshtatshëm për rastet kur keni temperaturë. /ZËRI/