Portokalli ndihmon kundër ftohjes

Stina e dimrit gjithmonë sjell probleme shëndetësore, sidomos me gripin dhe ftohjen. Dhe ndoshta nuk e keni ditur se portokalli është një aleat shumë i madh në luftën kundër ftohjes.

Shumë e përdorin kur janë të ftohur, ndërkohë që rekomandohet konsumimi i portokalltëve edhe përpara se të na zërë sëmundja. Sipas të dhënave rezulton se portokalli jo vetëm që bën të mundur parandalimin e ftohjes apo të gripit, por edhe është një “aleat” shumë i mirë për të gjitha sëmundjet e zemrës dhe ndihmon qarkullimin e gjakut tek të sëmurët e paralizuar.