Rtv Pendimi
Good life Restaurant
Samet Tours
auto lider
Lajme

“Potenciali më i madh i Kosovës vazhdon të jetë rinia e saj”

Muslim Shop

Me rastin e Ditës Botërore të Popullsisë, Fondi për Popullsi i Kombeve të Bashkuara (UNFPA) ka organizuar të premten në Prishtinë tryezë me temën globale “Çka ka Ndryshuar? Ku kemi qenë? Ku jemi? dhe Ku synojmë të shkojmë?”, raporton Anadolu Agency (AA).

Në tryezë ku u diskutua për planifikimin familjar, barazinë gjinore, varfërinë e të drejtat e njeriut, u kërkua kujdes më i madh ndaj nënave dhe foshnjave nga sëmundjet dhe nga dhuna.

Drejtoresha e UNFPA për Kosovën, Aynabat Annamuhamedova, duke folur për tkurrjen e popujve në Evropën Qendrore dhe Lindore tha se qeveritë e këtyre shteteve shqetësohen se popullsia e zvogëluar dhe fuqia punëtore e vogël mund të minoj perspektivat e rritjes ekonomike.

Ndërsa sa i përket Kosovës, Annamuhamedova tha se potenciali më i madh i Kosovës vazhdon të jetë rinia e saj.

“Është hera ime e dytë këtu por shoh mjaft sfida, por gjithashtu edhe shumë mundësi që ende mund t’i përdorim. Një nga këto mundësi është absolutisht një grup i mahnitshëm i të rinjve. Kjo është që më ka impresionuar në herën e parë dhe po e shoh edhe sot se rinia është e ardhmja e këtij vendi. Ndihma dhe fuqizimi i të rinjve, dhënia e mundësisë atyre për ta zhvilluar vendin, dhënie e mundësisë për t’u bërë pjesë e procesit të vendimmarrjes është rruga që ne mund të bëhemi bashkë dhe shfaqim ndryshim”, tha Annamuhamedova.

Sekretari i Ministrisë së Shëndetësisë në Kosovë, Naim Bardiqi, tha se ndihma e UNFPA-së ka ngritur kapacitetet njerëzore duke pasur pjesëmarrje aktive në grupe punuese për hartimin e politikave e hartimin e dokumenteve strategjike.

“Synojmë të kemi një popullatë të shëndetshme, të vetëdijesuar për rëndësinë e planifikimit familjar. Sa më pak aborte të cilat ligjërisht janë të lejuara. Sa më pak sëmundje seksualisht të transmetueshme. Synojmë të kemi sa më pak vdekje”, tha Bardiqi.

Bardiqi tha se në angazhimin profesional synojnë që të zbulojnë edhe kancerin sa më herët në mënyrë që të shpëtohen sa më shumë jetë, gjithashtu një rini të shëndetshme dhe sa më pak raste të abuzimit me drogën.

Kryetarja e Komisionit për Shëndetësi, Punë dhe Mirëqenie Sociale, Besa Baftiu, tha se vdekshmëria e foshnjave në Kosovë mbetet ende më e larta në rajon. Në vitin 2000 ajo ka qenë 29 foshnje të vdekura në 1000 foshnje të lindura. Sot vdekshmëria e tyre është rreth 11 foshnje në 1000 të lindura.

Sipas UNFPA-së kombinimi i duhur i politikave për zgjidhjen e shkallës së ulët të fertilitetit në Evropë janë ekonomia e fortë, banimi i përballueshëm për familjet, shërbimet e përballueshme e cilësore, orari fleksibil i punës, pushimi i lehonisë për të dy prindërit, kultura e ndarjes së barabartë të punëve shtëpiake midis çiftit, e të tjera.

Të ngjajshme

Macron përfundon vizitën dyditëshe në Serbi

Kushtrim Guraj

Turqia do të vazhdojë kërkimet në Mesdheun Lindor

Kushtrim Guraj

Turqia dënon vendimin e BE-së për të suspenduar bisedimet e nivelit të lartë

Kushtrim Guraj

Epidemia e gripit të derrave në Mianmar, 54 të vdekur

Kushtrim Guraj

SHBA, fillojnë bastisjet ndaj emigrantëve të paligjshëm

Kushtrim Guraj

Nepal, numri i të vdekurve nga përmbytjet rritet në 67

Kushtrim Guraj

“Jam krenar që humba krahun duke mbrojtur Turqinë”

Kushtrim Guraj

Turqi, mbërrin avioni i 7-të me pajisjet e sistemit S-400

Kushtrim Guraj

Etiopia synon të thyej rekord duke mbjellë 200 milionë fidanë për 12 orë

Kushtrim Guraj