Prej nga vjen frika? A e keni analizuar ndonjëherë se nga se frikësohen njerëzit? Shumica e njerëzve frikësohen nga vetë qenia, objekti, dukuria etj., por dështojnë të kuptojnë se ajo nga se frikësohemi, në fakt, nuk janë ato, po rreziku apo pasoja e mundshme prej tyre!
Le të shohim ca shembuj më poshtë:
Nuk frikësohemi dot nga errësira, po në fakt frikësohemi nga ajo çfarë ka në të!
Nuk frikësohemi dot nga lartësitë, po në fakt frikësohemi nga rrëzimi!
Nuk frikësohemi dot nga njerëzit që janë përreth nesh, po në fakt frikësohemi nga refuzimi!
Nuk frikësohemi dot nga dashuria, po në fakt frikësohemi se mos dot njerëzit nuk do të na e kthejnë me dashuri!
Nuk frikësohemi dot se dikush nga jeta jonë do të ikë, por në fakt frikësohemi se nuk do të mund ta pranojmë realitetin se ai apo ajo ka ikur!
Nuk frikësohemi dot për të provuar sërish, por në fakt frikësohemi se mos do të lëndohemi për të njëjtën arsye!