IMG_7886

Presidenti Erdoğan shpalos kabinetin e ri

Presidenti Recep Tayyip Erdoğan shpalosi kabinetin e ri të Türkiyes, raporton Anadolu.

Presidenti turk zbuloi anëtarët e ri të kabinetit pasi më herët u betua në Asamblenë e Madhe Kombëtare (TBMM) dhe pas ceremonisë së inaugurimit në Kompleksin Presidencial në Ankara.

 

Anëtarët e kabinetit të ri janë si në vijim:

Ministër i Drejtësisë: Yılmaz Tunç

Ministre e Familjes dhe Shërbimeve Sociale: Mahinur Özdemir Göktaş

Ministër i Punës dhe Sigurimeve Shoqërore: Vedat Işıkhan

Ministër i Mjedisit, Urbanizimit dhe Ndryshimeve Klimatike: Mehmet Özhaseki

Ministër i Jashtëm: Hakan Fidan

Ministër i Energjisë dhe Burimeve Natyrore: Alparslan Bayraktar

Ministër i Rinisë dhe Sporteve: Osman Aşkın Bak

Ministër i Thesarit dhe Financave: Mehmet Şimşek

Ministër i Brendshëm: Ali Yerlikaya

Ministër i Kulturës dhe Turizmit: Mehmet Nuri Ersoy

Ministër i Arsimit Kombëtar: Yusuf Tekin

Ministër i Mbrojtjes Kombëtare: Yaşar Güler

Ministër i Shëndetësisë: Fahrettin Koca

Ministër i Industrisë dhe Teknologjisë: Mehmet Fatih Kacır

Ministër i Bujqësisë dhe Pylltarisë: Ibrahim Yumaklı

Ministër i Tregtisë: Ömer Bolat

Ministër i Transportit dhe Infrastrukturës: Abdulkadir Uraloğlu

 

Erdoğan njoftoi gjithashtu se Cevdet Yılmaz do të jetë nënpresident.

Türkiye më 28 maj mbajti raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale pasi asnjë kandidat nuk siguroi më shumë se 50 për qind të votave të nevojshme për një fitore të plotë në raundin e parë më 14 maj.

Erdoğan fitoi garën me 52,18 për qind të votave, ndërsa kandidati i opozitës Kemal Kılıçdaroğlu mori 47,82 për qind, sipas rezultateve zyrtare.

Po ashtu, në zgjedhjet parlamentare të 14 majit, që u mbajtën së bashku me ato presidenciale, Partia për Drejtësi dhe Zhvillim (AK) e Erdoğanit siguroi 268 vende në parlament.

Përveç AK Partisë, nga partnerët e saj të Aleancës Popullore, Partia e Lëvizjes Nacionaliste (MHP) fitoi 50 vende dhe Partia e Mirëqenies së Re (YRP) pesë, duke siguruar një shumicë të kombinuar prej 323 vendesh nga 600 gjithsej në parlament.

Me 169 deputetë, Partia Republikane Popullore (CHP), së bashku me partnerin e saj të koalicionit, Partinë IYI, morën gjithsej 212 vende në parlament, duke përfaqësuar opozitën kryesore Aleancën Kombëtare.

65 vendet e mbetura të parlamentit u fituan nga Aleanca e Punës dhe Lirisë, e përbërë nga Partia e Majtë e Gjelbër me 61 vende dhe Partia e Punës e Türkiyes (TIP) me katër.