702D8837-AE62-46AB-8E51-2EDDCD7C822E

Presidenti Joe Biden uron myslimanët për muajin e Ramazanit

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden, ka uruar besimtarët myslimanë amerikanë por dhe në mbarë botën me rastin e muajit të Ramazanit.

Në një cicërimë të tij në twitter, Joe Biden shpreh përgëzimet e tij dhe në emër të Zonjës së Parë, Jill, njofton Klan Kosova.

‘’Jill dhe unë u dërgojmë përshëndetjet dhe urimet tona më të ngrohta komuniteteve myslimane në Shtetet e Bashkuara dhe në botë’’, shprehet Biden.