Rtv Pendimi
Lajme

Pretendohet se Trump do të lë 200 ushtarë në lindje të Sirisë

Pretendohet se presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA) Donald Trump mendon të lë rreth 200 ushtarë në lindje të Sirisë me qëllim që zonat e naftës të mos kalojnë në duart e regjimit të Assadit dhe Rusisë, transmeton Anadolu Agency (AA).

Siç raporton gazeta amerikane New York Times (NYT), Petangoni do të miratojë planin që parasheh lënien e rreth 200 ushtarëve në lindje të Sirisë.

Në artikullin e gazetës thuhet se plani në fjalë bazohet në dy shkaqe, lufta kundër DEASH-it dhe tjetra që zonat e naftës të mos kalojnë në duart e regjimit të Assadit dhe Rusisë.

Trump i cili para një kohe të shkurtër njoftoi tërheqjen e gjithë personelit ushtarak amerikan në veri të Sirisë, në rast se miraton vendimin në fjalë për herë të dytë do të hedh hap prapa në lidhje me “tërheqjen e ustarëve nga Siria”.

Presidenti amerikan dhjetorin e vitit të kaluar njoftoi tërheqjen e rreth 2.000 ushtarëve amerikanë nga Siria, ndërsa pas një kohe kishte dhënë urdhër për tërheqje graduale.

Trump edhe javën e kaluar bëri të ditur se nga veriu i Sirisë do të tërhiqen rreth 1.000 ushtarë amerikanë ndërsa Sekretari i Mbrojtjes, Mark Esper tha se këta ushtarë do të dërgohen në veri të Irakut.

Të ngjajshme

Tërnava takohet me ministrin saudit, Arabia Saudite e gatshme për ta ndihmuar Kosovën

Urim Isma

Osmani takon diplomatët norvegjez: Qeveria e ardhshme do të udhëhiqet nga njerëz të pakorruptuar

Urim Isma

Bombonjerë në formë të Shqipërisë së Madhe në raftet e Serbisë

Urim Isma

Presidenti Thaçi: Feja në Kosovë në shërbim të forcimit të paqes dhe tolerancës

Urim Isma

Në Kosovë ka shkallë të ulët të ndëshkimit të korrupsionit

Urim Isma

Shpalosi në Tivar flamurin shqiptar, gjobitet 300 euro dhe dëbohet nga Mali i Zi

Urim Isma

Moti i keq në Itali, përmbytet për herë të tretë Venecia

Urim Isma

Ndotja e ajrit mund të shkaktojë “mjegulla vrasëse” në qytetet e mëdha

Urim Isma

Shqipëri, mbahet aktiviteti “Pejgamberi Muhamed dhe familja”

Kushtrim Guraj