Prishtina së shpejti me Tech Park

Parku Teknologjik synon të sjellë frymë zhvillimi për të gjithë ato ide që sjellin risi. Ky projekt i zbatuar nga Shoqata për TIK të Kosovës (STIKK) ka për qëllim që t’i ndihmoj bizneset e vogla dhe të mesme si dhe bizneseve Startup, duke u ofruar hapësirë, shërbime profesionale, infrastrukturë moderne dhe promovim adekuat.

Në të njëjtën kohë, TechPark do të ofroj lidhje dhe sinergji në mes të tregjeve lokale dhe ndërkombëtare, universiteteve si dhe institucioneve tjera mbështetëse.

Disa nga mundësitë që do t’i ofroj TechPark Prishtina për zhvilluesit dhe për investitorët janë:

1.Infrastrukturë dhe hapësirë moderne;

2.Shpërndarja shumë më e lehtë e informatave nga një grup individësh të cilët të gjithë kanë synime të përbashkëta;

3.Ngritja e konkurrencës e cila mundëson ngritjen e kualitetit të shërbimeve dhe produkteve;

4.Zhvillimi i bizneseve të vogla i cili hapë dyert për kompani të mëdha dhe investitorë ndërkombëtarë të interesuar në zhvillim të projekteve me kualitet;

5.Përkrahja e Start-ups dhe bizneseve të vogla dhe të mesme duke i mbikëqyrur dhe duke i’u siguruar asistencë në plane financiare dhe ligjore;

6.Të krijojë një lidhje në mes të universiteteve dhe kompanive në sektorin e TIK, në mënyrë që të përmbushin nevojat e tregut;

7.Mundësia që të përfshiheni në një ndër projektet më të rëndësishme Evropiane për qëndrueshmëri dhe transformim në ekonomi digjitale.

Me ndërtimin dhe zhvillimin e konceptit të TechPark Prishtina, synojmë të ofrojmë një qendër për të gjithë ata që dëshirojnë të zhvillojnë idetë e tyre deri në një biznes stabil e të suksesshëm, pasi që momentalisht, mungesa më e madhe në zhvillimin e sektorit të TIK (Teknologjia e Informacionit dhe Komunikimit) është mungesa e një hapësire të përbashkët ku dëshira për zhvillim të teknologjisë inovative është në krye të çdo gjëje.

*Ky projekt është duke u realizuar nga Shoqata për TIK të Kosovës (STIKK)