Rtv Pendimi
Lajme

Prishtinë, aksion simbolik për fëmijët me aftësi të kufizuara

Fondi i Emergjencës i Kombeve të Bashkuara për Fëmijët (UNICEF ) zyra në Kosovë, ka vendosur 120 karroca me çanta shkolle në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë, si thirrje për përfshirje më të madhe të fëmijëve me aftësi të kufizuara, raporton Anadolu Agency (AA).

Në përshkrimin e aksionit simbolik, Zyra e UNICEF-it në Kosov, ka bërë “thirrje për vëmendje më të madhe për mbrojtjen e fëmijëve me aftësi të kufizuara në mënyrë që ata të mos lihen në karantinë për pjesën tjetër të jetës së tyre”.

Aksioni simbolik i cili do të zgjasë deri më 25 maj 2020, është “thirrje që u bëhet vendimmarrësve, shoqërisë civile, mediave dhe sektorit privat për përfshirje më të madhe të fëmijëve që jetojnë me aftësi të kufizuara”.

Shefi i zyrës së UNICEF-it në Kosovë, Murat Sahin, thekson se sipas Konventës për të Drejtat e Fëmijëve, të gjithë fëmijët, pa dallim, kanë të drejta të barabarta.

“Na përket neve që t’i ndihmojmë ata që ta arrijnë potencialin e tyre të plotë. Është detyrimi ynë moral, ligjor dhe njerëzor”, theksoi Sahin.

Aksioni me karroca dhe çanta shkolle në to, është përcjellë edhe me një mesazh nga një fëmijë që lëviz me ndihmë të karrocës, Rijad Mehmetit nga Prishtina. “Nëse sot ju duket vështirë juve të qëndroni në karantinë, paramendojeni si ndihen gjithë miqtë e mi që jetojnë me nevoja të veçanta dhe detyrohen të jetojnë kështu për tërë jetën e tyre, të mbyllur e të distancuar socialisht”, shkruan në stendën e vendosur pranë karrocave.

UNICEF shton se me kthimin gradual në normalitet të Kosovës pas situatës së shkaktuar nga COVID-19 është e rëndësishme që shoqëria të ndihmojë që të përfundojë izolimi i fëmijëve me aftësi të kufizuara njëherë e përgjithmonë.

Sipas një vlerësimi nga UNICEF-i, nga 43.000 fëmijë me aftësi të kufizuara, vetëm 5,300 vijojnë mësimin në shkolla publike të rregullta në Kosovë. Ndërkaq 38 mijë fëmijë me aftësi të kufizuara kanë mbetur jashtë shkollave.

Të ngjajshme

BE, strategjia e rimëkëmbjes në forcimin e teknologjisë së pastër dhe të gjelbër

Kushtrim Guraj

OKB nuk arriti të mbledhë fondin humanitar prej 2,4 miliardë dollarë për Jemenin

Kushtrim Guraj

OKB dërgon mbi 100 maune me ndihma në Idlib

Kushtrim Guraj

Kosovë, seanca për votimin e qeverisë së re do të mbahet të mërkurën

Kushtrim Guraj

Turqia u bën thirrje të rinjve të suksesshëm të vazhdojnë arsimimin në vend

Kushtrim Guraj

Turqia hap një spital tjetër të urgjencave në Stamboll

Kushtrim Guraj

Thaçi: Është hapur rruga për krijimin e qeverisë së re

Kushtrim Guraj

Qeveria e Kosovës shton masa të reja të reciprocitetit tregtar me Serbinë

Kushtrim Guraj

Arabia Saudite hap xhamitë, pezullimi vazhdon në Mekë

Kushtrim Guraj

* Nëse radiot nuk funksionojnë, Kliko KËTU