Problemet shëndetësore që shëron uji me limon

 

Limonada!

Është pija e cila me siguri do t’ju ndihmojë më së shumti në rritjen e imunitetit, luftës më efikase kundër ftohjes, por edhe luftës kundër shumë sëmundjeve kronike.
Shumica e cilësojnë si një ndër gjërat ushqimore më të rëndësishme në botë, e para për sasinë e madhe të vitaminës C, por edhe për nutriantët e tjera siç janë, bioflavonoidi, pektina, acidi, Vitamia A, B1, B6, kaliumi, kalciumi, magneziumi, fosfori, mangani…
Nëse limonadën nuk e përdorni sepse mendoni që zbut dhe dëmton mishin e dhëmbëve, atëherë provoni në këtë formë:
Kur e pini limonadën, shpërlajeni gojën me ujë të thjeshtë dhe prisni 30 minuta, më pas lajini dhëmbët me brushë dhe pastë dhëmbësh. Këto janë pesë problemet që mund të largohen me limon në ‘kushte shtëpie’.

Gurët në veshkë

Gurët në veshkë krijohen kur urina përmban shumë kripë dhe jo substanca tjera të nevojshme siç është citrati. Pasi që lëngu i limonit rreth 8 për qind përmban acid, është shumë i mirë për filtrim të veshkave, dhe në ditë duhet të pini gjysmë filxhani lëng limoni të shtrydhur në 7 filxhanë të ujit. Mund ta ftohni në frigorifer dhe ta konsumoni çdo ditë. Përveç kësaj duhet ta zvogëloni përdorimin e kripës dhe të hani më pak mish dhe peshk dhe të pini sa më shumë ujë.

Artritisi

Acidi urinik është në shumë gjëndra, e kështu edhe në nyje kristalizon më shumë se 95 përqind të rasteve natriumin në urinë, që shkakton artiritis. Që t’i lehtësoni dhimbjet, mpirjen dhe kalljet e vazhdueshme, lëngu i limonit mund të jetë shumë efektiv. Shtrydhni lëngun e një gjysme limoni në gotë të ujit dhe pini para se të hani mëngjes. Pini edhe një të tillë para dreke dhe një para se të shkoni të flini.

Kapsllëku

Mund të shkaktohet nga shumë faktor, duke përfshirë edhe mos marrjen e lëngjeve të bollshme, apo edhe përdorimin e tepruar të bulmetit. Për shërim të mbylljes (kapsllëkut), lëngun e limonit përzieni me lugë në ujë të nxehtë. Në të hidhni edhe një lugë mjaltë dhe pijen çdo ditë.

Stomak të ndjeshëm

Keni ngrënë ushqimin, por stomaku juaj ka probleme? Ju mundon shtrëngimi, gazrat dhe fryrja, duhet të merrni diçka që do të ju lehtësoj për këtë gjendje. Përzieni lëngun e një gjysme limoni dhe gjysmë luge sode bikarboni në një gotë ujë.

Dhimbja e kokës

Acidi i limonit (acidi citrik) dhe Vitamina C nga lëngu japin përbërës antibakterial. Lëngu i limonit gjithashtu forcon sistemin e imunitetit. Herën tjetër kur të ndieni fytin se është duke u përkeqësuar, provoni që vetes t’ia lehtësoni gjendjen dhe të largoni viruset me ujë me limon. Shtrydhni lëngun e limonit në filxhan. Mbusheni me ujë të nxehtë dhe përzieni mirë. Shpëlani fytin me lëngun e shtrydhur të limonit disa herë në ditë.