Fiat Chrysler (FCA) dhe grupi francez PSA kanë përfunduar bashkimin e tyre për të krijuar Stellantis, thuhet në një njoftim të përbashkët të lëshuar sot nga kompanitë, transmeton Anadolu Agency (AA).
Prodhuesi italiano-amerikan i automobilave FCA dhe grupi francez PSA, që zotëron markat Peugeot, Citroen dhe Opel, njoftuan për herë të parë synimin e tyre në tetor të vitit 2019.
“Aksionet e Stellantis do të fillojnë tregtimin në ‘Euronext’ në Paris dhe ‘Mercato Telematico Azionario’ në Milano të hënën, 18 janar 2021 dhe në bursën e New York-ut të martën, 19 janar 2021, nën simbolin STLA”, thuhet në njoftim.
FCA më herët propozoi një bashkim të ngjashëm me Renault, por ideja u refuzua nga prodhuesi francez i automobilave.