Produktet që duhet t’i hani në mëngjes

Plotësoni energjinë e trupit sa më shpejt sapo të zgjoheni. Përgatitni mëngjesin tuaj që do t’ju japë energji të mjaftueshme dhe të ndiheni të ngopur deri në drekë. Ja se çfarë duhet të hani në mëngjes.

– Kosi: Kosi është përplot me proteina dhe ka shije të mirë. Shtoni në të manaferra të freskëta ose mjaltë në qoftë se doni të ëmbëlsoni racionin tuaj.

– Tosti integral: Kur konsumoni tost nga drithërat me kokërr të plotë do të qëndroni më gjatë të ngopur. Në tost mund të shtoni gjalpë nga kikirikët për të marrë më shumë vlera ushqyese, proteina dhe yndyra të shëndetshme.

– Vezët: Vezët janë të pasura me hekur, proteina dhe acide yndyrore omega-3, kështu që ato janë një racion i përsosur për mëngjes. Bëni një omëletë me spinaq dhe proshutë në mënyrë që të keni një racion të plotë, shkruan Zeri.

– Gjiza: Ky produkt është i thartë dhe plot proteina, kështu që është i mirë në vetvete edhe nëse konsumohet me perime të freskëta. Kombinimi i kalciumit dhe proteinave do të mbajnë kockat tuaja të forta.

– Arrat: Pasi që kanë një indeks të ulët glikemie, arra janë tepër të përsosura për konsumim në mëngjes, pasi do t’ju bëjnë më energjik. Përveç kësaj, u zbulua se arrat zvogëlojnë rrezikun e sëmundjeve të zemrës duke ulur nivelet e kolesterolit. /Zëri/