Disa ushqime mund të jenë vdekjeprurëse për shkak të alergjisë që shkaktojnë. Duke mësuar produktet të cilat shkaktojnë alergji mund të shpëtoni jetën tuaj dhe të mysafirëve që vijnë në shtëpinë tuaj. Ja ushqimet të cilat shkaktojnë alergji:
– Gruri: Ata që janë alergjikë ndaj grurit sapo të thithin pak erën e miellit të grurit mund të përballen me probleme serioze. Alergjia ndaj grurit mund të krijohet në fëmijëri ose në vitet më pas. Ndër reaksionet alergjike ndaj grurit janë astma, dermatiti atopik, riniti alergjik (rrjedhje e hundëve) dhe anafilaktik. Buka, produktet e shitura në furrë përdoren bashkë me drithërat në supë dhe sose të ndryshëm për të trashur masën e gjellës.
– Veza: Një person mund të jetë alergjik ndaj të bardhës dhe të verdhës së vezës. Secila prej tyre përmban proteina, të cilat shkaktojnë reaksione alergjike. Në mes tyre mund të përmendim dermatit atopik, urtikarie dhe shok anafilaktik, shkruan Zëri.
Ndërsa, një shenjë tjetër është riniti alergjik ose rrjedhje hundësh. Ata të cilat kanë alergji nga veza duhet të qëndrojnë larg majonezës dhe produkteve që shiten në furrë. Duhet të lexojnë me kujdes etiketat e ëmbëlsirave, mishrave të përpunuar dhe të sheqerosjeve.
– Qumështi: Qumështi i lopës është produkti alergjik më i përhapur sidomos te fëmijët e vegjël. Mendohet se 2-5% e fëmijëve nën moshën një vjeç janë alergjikë ndaj qumështit.
Disa doktorë këshillojnë familjet që të mos u japin qumësht lope fëmijëve deri në moshën 1-vjeçare. Reaksionet alergjike që shfaqen nga qumështi i lopës janë urtikaria, astma dhe shoku anafilaktik. /Zëri/