Rtv Pendimi
Lajme

Program për bashkëpunim kulturor mes Maqedonisë së Veriut dhe Malit të Zi

Republika e Maqedonisë së Veriut dhe Republika e Malit të Zi sot kanë nënshkruar Programin e ri për bashkëpunim kulturor për periudhën 2019-2022, raporton Anadolu Agency (AA).

Nënshkrimi i programit u bë pas takimit të mbajtur në hapësirat e Filarmonisë së Maqedonisë së Veriut në Shkup mes ministrit të Kulturës së Maqedonisë së Veriut, Asaf Ademi, dhe homogolut të tij malazez, Aleksandar Bogdanoviq.

Pas nënshkrimit të programit, dy ministrat mbajtën një konferencë të përbashkët për media, ku u tha se dokumenti bilateral ndërlidhet me marrëveshjen e nënshkruar mes dhe të ratifikuar mes dy qeverive dhe se programi paraprak për bashkëpunim kulturor kishte vlefshmëri deri në vitin 2019.

Ministri i Kulturës i Maqedonisë së Veriut, Asaf Ademi, tha se nënshkrimi i këtij programi është “reflektim i angazhimeve tona të fuqishme për kultivimin dhe thellimin e marrëdhënieve kulturore ndërmjet të dyja vendeve”.

“Me kënaqësi do të theksoj se në vitet e kaluara u realizuan një numër i madh projektesh dhe iniciativash, pjesëmarrje në festivalet në të dyja vendet në të cilat aktorëve, regjisorëve dhe produksioneve të veprimtarisë së teatrit, u ndanë mirënjohje të shumta”, tha ministri Ademi, duke u shprehur i bindur se me programin e ri ky bashkëpunim do të thellohet edhe më shumë.

Ministri i Kulturës i Malit të Zi, Aleksandar Bogdanoviq, tha se ka potencial të madh për bashkëpunim mes institucioneve kulturore të dy vendeve, siç janë muzetë, teatrot dhe bibliotekat.

“Kjo ishte një mundësi që të veçojmë edhe bashkëpunimin në fushën e trashëgimisë kulturore. Duke vlerësuar bashkëpunimin shumë të mirë në këtë sferë, jemi dakorduar që në periudhën e ardhshme edhe më shumë të afirmojmë ato lokacione arkeologjike që në periudhën e kaluar nuk kanë qenë mjaftueshëm të mbrojtura”, tha ministri Bogdanoviq.

Ministrat Ademi dhe Bogdanoviq sot në mbrëmje gjithashtu do të marrin pjesë në hapjen e ekspozitës me veshje solemne nga fondi i Muzeut popullor të Malit të Zi “Moda evropiane në reflektimet malazeze”, që do të mbahet në Muzeun e Luftës së Maqedonisë për Pavarësi.

Të ngjajshme

Katër policë të vdekur dhe 200 të tjerë të infektuar me COVID-19 në Kosovë

Kushtrim Guraj

Malajzia i dërgon Kosovës 1 milion maska dhe 30 mijë dorëza donacion

Kushtrim Guraj

Shkup, protestë kundër rritjes së çmimit të energjisë elektrike

Kushtrim Guraj

Turqia do t’i përgjigjet çdo intervenimi në Mesdheun Lindor

Kushtrim Guraj

Liderët kosovarë mirëpresin takimin Kosovë-Serbi në Washington

Kushtrim Guraj

Takim Kosovë-Serbi në Washington më 2 shtator

Kushtrim Guraj

Erdoğan diskuton zhvillimet në Mesdheun Lindor me kreun e Këshillit Evropian

Kushtrim Guraj

Ministri Selimi takon ambasadorin e Turqisë, Çağrı Sakar

Kushtrim Guraj

Erdoğan zhvillon bisedë telefonike me kancelaren Merkel

Kushtrim Guraj

* Nëse radiot nuk funksionojnë, Kliko KËTU