Rtv Pendimi

Projekti “Shkupi 2014” prej dëbore

Autor: Iljasa SALIHU

Derisa dje i shihja fëmijët duke ndërtuar dardaleca apo njerëz prej dëbore, sakaq edhe njëherë më shkrepi në mendje projekti “Shkupi 2014”! Më erdhi një mendim që thoshte se me një gjuajtjeje mund t’i shpëtoje dy zogj prej korbit grabitqarë, apo ujku do të ngopej duke qenë njëkohësisht dhentë në numër.

Paramandojeni nëse do të ndërtohej “Shkupi 2014” prej dëbore! Përpos kursimeve financiare, njëherësh do të kënaqej edhe VMRO-BDI. Si njëra, ashtu edhe tjetra do ta trajtësonte ëndrrën në zhgjëndërr, si dhe në anën tjetër pjesa që mendon si njerëz do të hidhërohej shumë me rastin e këtij projekti.

Mirëpo, e mira e këtij ngazëllimi dhe e këtij ngashërimi do të ishte se me daljen e parë të rrezeve serioze të diellit, projekti në fjalë do të fillonte të shkrihej dhe pa dyshim Lumi Vardar do ta rriste vëllimin e ujit për disa javë. Në njërën anë VMRO-BDI do të arsyetoheshin se ja ne e bëm atë që duhej (deshëm), por për shkaqe natyrore projekti jonë nuk zgjati shumë dhe në anën tjetër të tjerët, pra njerëzit që janë të prirë të mendojnë për të gjallët, do të thoshin se ja deshi Zoti e dëshira jonë u bë realitet. Ah sikur të ishte kështu, pa dyshim se nuk do të ishte kështu kaq keq siç është sot! – See more at: http://albtime.com/index.php/opinion/32023/shkupi-2014-prej-debore#sthash.vVF336pL.dpuf

TË NGJAJSHME