maqedoni

PROMOVIM I HAFIZES SË RE NEXHVA IMERI NË LIKOVË TË KUMANOVËS

Të enjten më 21.10.2022, Bashkësia Fetare Islame përjetoi një vepër të shenjtë e të madhe, me rastin e promovimit të hafizas së re Nexhva Imeri nga fshati Likovë, Komuna e Likovës nē suaza të Myftinisë së BFI Kumanovë.
Hfz. Nexhva Imeri është hafizja e tretë e familjes Imeri, sepse para saj hivzin e kanë kryer i vëllai Seid Imeri dhe motra e saj. Ajo që le mbresë të veçantë është fakti se vëllai i hafizes së re hafiz Seidi ka qenë edhe muhafizi i saj, ku edhe e ka kryer hifzin.
Pjesëmarrja e Kryetarit të BFI, Reisul Ulema H. Hfz. Shaqir ef. Fetai dhe delegacionit nga Riaseti i BFI i përbërë nga drejtorët e sektorëve të ndryshme të Rijasetit, e Myftiut të Kumanvës H. Abedin ef. Imeri me bashkëpunëtorët e tij, myftinjtë e Myftinive të tjera të BFI, si Myftiu i Shkupit Dr. Qenan ef. Ismaili, Myftiu i Tetovës Prof. Dr. Qani ef. Nesimi, Myftiu i Gostivarit, H. Sabahudin ef. Zendeli, Myftiu i Kërçovës, Mr. Qamil ef. Rushiti, Myftiu i Manastirit H. Amit ef. Rasimi, Dekanit të FSHI me kolegët e tij, profesorë nga Medreseja Isa Beu, Kryetari i Kuvendit, imamë dhe shumë mysafirë i dha rëndësi të veçantë këtij manifestimi.
Nderë i veçantë ishte pjesëmarrja e Kryetarit të Komunës së Likovës Z. Erkan Arifit dhe Kryetarit të BI- Preshevë Mr. Nexhmedin ef. Ademit dhe shumë besimtarëve e mysafirëve, si nga vendi ashtu edhe nga jashtë.
Solemnitetin e udhëhoqi referenti i Myftinisë së Kumanovës, H. Sadullah Abdullahu, ndërsa tubimin e uroi nikoqiri dhe organizatori i kësaj ceremonie, H. Abedin ef. Imeri, Myfti i Kumanovës duke dëshiruar mirëseardhje të pranishmëve dhe uroi hafizen e re për hivzin e kryer.
Falënderim të veçantë përcolli në fjalimin e tij. Hafiz Seid Imeri në emër të familjes dhe gjyshit të tij H. Rexhep Imerit.
Kryetari i Bashkësisë Fetare Islame të RMV, Reisul Ulema H. Hfz. Shaqir ef. Fetai pati fjalën kryesore, me ç’rast fillimisht e uroi familjen Imeri për tre hafizat që tanimë i ka në gjirin e saj, e në veçanti e uroi hafizen e re Nexhva Imerin për suksesin e saj dhe dedikimin ndaj Kuranit Famëlartë. Reisul Ulemaja gjithashtu përshëndeti të gjithë të pranishmit dhe dëshiroi që raste të tilla të jenë sa më të shpeshta dhe njiherit falënderoi edhe muhafizin dhe imamët e fshatit Likovë.
Në fund të ceremonisë, Kryetari i BFI Reisul Ulema H. Hfz. Shaqir ef. Fetai së bashku me Myftiun e Kumanovës H. Abedin ef. Imeri i ndanë Certifikatën e hifzit – hafizes së re Nexhva Imeri. Duanë e bëri Imami i mirënjohur Eljesa ef Mahmudi.
May be an image of 8 people, people standing and indoor
May be an image of 4 people and people standing
May be an image of 8 people, people standing and indoor
May be an image of 3 people, people standing and indoor
May be an image of 8 people, people standing and indoor
May be an image of 5 people and people standing
May be an image of 1 person, standing and indoor
May be an image of 5 people and people standing
May be an image of 3 people and people standing