Rtv Pendimi

Protestë kundër zullumit

Shkruan: Hoxhë Bekir Halimi

Zullumin nuk e do Allahu dhe pastaj nuk e do as njeriu normal. Zullumin duhet luftuar dhe kundërshtuar, sepse ai e prish njeriun dhe i shkatërron popujt dhe shtetet. Andaj lufta jote kundër zullumit nuk është luftë kundër një njeriu a partie por kundër të gjithë atyre që dëshirojnë ta prishin një popull a dëshirojnë ta shembin një shtet. Në sistemet pluraliste Zullumi luftohet duke votuar parti politike, të cilat do ta luftojnë zullumin dhe do të instalojnë drejtësinë. Por kur edhe ata që i voton populli bëhen të paaftë për ta luftuar zullumin nga brenda dhe madje kalojnë dhe bëhen shërbëtorët e tyre, atëherë popullit nuk i ngel asgjë tjetër përpos se të del në rrugë dhe të shfaqë pakënaqësinë e vet. Ky manifestim i pakënaqësisë duhet të jetë me dinjitet dhe organizim të mirëfilltë, ku do të tregohen mesazhet e pakënaqësisë dhe kulturës së lartë të komunikimit. Nuk duhet thyer xhama e as dëmtuar objekte, sepse ato s’na kanë faj, ato janë ndërtuar me paret tona, por protestat duhet ti drejtohen njeriut, i cili e ka shtuar zullumin ndaj popujve që jetojnë në Maqedoni dhe ata i ka shndërruar në skllevër të tyre. Protesta jep edhe një mesazh tjetër. Jep mesazhin se akoma ka shumë shpresë në mesin e popullin tonë, akoma ka besim se kjo gjendje e keqe është e pamundur të vazhdojë në këtë gjendje, porse sigurisht se shumë afër dhe shumë shpejtë do të ndryshojë dhe do të vijnë ditë më të mira dhe më të bardha për popullin tonë. Nëse edhe në protesta nuk dilet, kjo është tregues i gjendjes së mjerueshme në të cilën ka ardhur populli ynë, në çfarë gjendje të mjerimit e kanë sjellë, i kanë vrarë edhe shpresën, e kanë shndërruar në frikacak, i cili as zullumin që e përjeton nuk mund ta denoncon publikisht nëpërmjet protestave. A nuk do të mjafton kjo e keqe që të ndalen thirrjet për mos dalje në protestë?! Dalja masive do të tregon se populli është vigjilentë, kupton mirë lojën politike dhe ashtu sikur dje që përkrahu UÇK-në, sepse luftonte për të drejtat e shqiptarëve, sot lufton kundër atyre që nuk i dhanë status veterani ushtarëve të UÇK-së, pension invalidor invalidëve të luftës nga radhët e UÇK-së dhe pension familjeve të dëshmorëve. Kundër atyre që lejuan të denigrohet figura e tyre dhe që ata akoma të llogariten si fajtor dhe si njerëz të kategorisë së dytë. Rinia duhet të ketë besim në të Madhin Zot, pastaj duhet të mësojë, të jetë e zellshme dhe punëtore dhe të ketë guximin ti del përballë padrejtësisë, për të jetuar me dinjitet dhe krenari në këto toka. Allahu na ruajt nga çdo e keqe, na dhuroftë ditë të Bardha dhe na e ndryshoftë gjendjen për kah e mira!

TË NGJAJSHME