Autor: Zekerija Alim
Kohëve të fundit tek disa xhematlinj shohim një arrogancë të panevojshme kundër festave JoIslame. Konkretisht më ra në sy një dizajn ku shihej se si një njeri me mjekër godet me boks Baba Dimrin. Se kush dhe çka është Baba Dimri krejt xhemati e din andaj edhe nuk kam nevojë që në këtë
shkrim të mbaj ligjëratë rreth Shën Nikolës (I Cili padyshim nuk ka të bëj asgjë me fenë tonë). Por ajo që dua të potencoj është sjellja jonë ndaj atyre që mendojnë se Baba Dimri është diçka e bukur. Në dizajn personi me mjekër tenton ta përfaqëson Pejgamberin tonë të dashur, por ama Pejgamberi kurrë
nuk e kishte goditur Baba Dimrin me Boks e as Omer ibn Hattabi s’kishte bërë diçka të tillë! Rastisa të shoh një status të një figure publike Shkupjane ,status në të cilin shprehet pëlqim ndaj Babadimrit dhe aty pash komente të rënda kundër personit në fjalë. A thua o komentues i dashur, çka përfitove që e sulmove personin në fjalë?
A e kemi mision thirrjen në Islam apo largimin nga Islami? Në ISLAM nuk ka imponim, ti mos e festo Vitin e ri (sepse ashtu duhet) por jo ti fyesh apo rrëndosh personat që festojnë Vitin e Ri. Thirr me butësi e jo me arrogancë, Thirr me argumente e jo me sharje e ofendime.
“Sikur të kishte dashur Zoti yt, do t’i besonin Atij çka janë në Tokë që të gjithë. A ti do t’i detyrosh njerëzit të bëhen besimtarë?” [Sure Junus, 10:99]