Ekspertët e parashikojnë këtë vit si një nga sezonet më të këqija të gripit, dhe pikërisht për këtë arsye të gjithëve, sidomos fëmijët, gratë shtatzëna dhe të moshuarit rekomandohet të vaksinohen kundër gripit.
Gjykuar nga viruset të cilat shkencëtarët deri më tani i kanë zbuluar, virusi i gripit H3N2 është këtë vit kryesori. Në të kaluarën, ky virus ka shkaktuar shumë vdekje dhe komplikime shëndetësore. Vaksinat përmbajnë një sasi të vogël të të gjitha viruseve të mundshme, që është arsyeja se pse nuk mund të ofrojnë mbrojtje njëqind për qind.
Megjithatë, kjo nuk do të thotë se duhet ta anashkaloni vaksinën kundër gripit. Në fakt, ekspertët rekomandojnë që të vaksinoheni sa më parë të jetë e mundur, veçanërisht nëse tashmë keni probleme shëndetësore, nëse jeni të moshuar apo shtatzënë.
Vaksina kundër gripit do të sigurojë mbrojtje, e cila nuk është e parëndësishme. Ajo gjithashtu mund të sigurojë mbrojtje nga virus et që shfaqen më vonë, d.m.th. pas se-zonit të gripit. Në fund të fundit, në qoftë se vaksina nuk ju mbron nga gripi, mund të jeni të sigurt se simptomat e gripit do të jenë më pak intensive.
Prandaj, në qoftë se vazhdoni të bëni arsyetime për të mos e marrë vaksinën e gripit, është koha e fundit që të ndaloni me këtë. Vaksina do t’ju ofrojë mbrojtje kundër një spektri të viruseve.
Grupet ne rrezik, apo grupet e njerëzve të cilët gjithsesi duhet ta marrin vaksinën kundër gripit janë:
• Fëmijët më të vegjël se 5 vjet;
• Personat më të moshuar se 65 vjet;
• Gratë shtatzëna;
• Personat me sëmundje kronike (astma, diabeti, sëmundje të veshkave). /Telegrafi/