B00FD690-F61D-43C6-B1D1-3B338EC274F8

Pse është e veçantë Nata e Kadrit?

Pyetja:

Pse nata e kadrit është shumë me rëndësi dhe është natë e veçantë, çka ka ndodhur në këtë natë? A hapet qielli dhe a mundemi me vërejtë hapjen e qiellit?

***

Përgjigjja:

Nata e kadrit ka vlerë të madhe në Islam, dhe kjo është e njohur nga burimet Islame, nga Kurani dhe suneti. Transmetohet prej Ebu Hurejres (Allahu qoftë i kënaqur me të!) se ka thënë: Kur erdhi Ramazani, i Dërguari i Allahut ﷺ tha: ”Ju erdhi muaji i Ramazanit, muaj i bekuar në të cilin Allahu ua ka obliguar agjërimin. Në të hapen dyert e Xhenetit e mbyllen dyert e zjarrit. Në të prangosen djajtë. Në të ka një natë e cila është ma e mirë se njëmijë muaj. Kush privohet nga të mirat e saj, ai është i privuari i vërtetë.” [1] Kjo është nata kur ka filluar të shpallet Kurani, për atë edhe ka vlerë të veçantë në Islam. Poashtu në këtë natë zbresin melekët me urdhërin e Allahut, dhe kjo natë është paqë deri në mëngjes. Allahu i Madhërishëm ka thënë: “Nata e Kadrit është më e rëndësishme se një mijë muaj! Me lejen e Zotit të tyre në (atë natë) të zbresin engjëjt dhe shpirti (Xhibrili) për secilën çështje. Ajo (që përcakton Zoti) është paqe deri në agim të mëngjesit.” (Kadr: 35)

Poashtu, për rëndësinë dhe vlerën e kësaj nate, tregon edhe vetë i Dërguari i Allahut ﷺ. Në mes tjerash, ai ka nënvizuar se në këtë natë, Allahu i Madhërishëm ua falë mëkatet robërve të Vet. Transmetohet prej Ebu Hurejres (Allahu qoftë i kënaqur me të!) se i Dërguari i Allahut ﷺ ka thënë: ”Kush e kalon natën e Kadrit me adhurim duke besuar dhe llogaritur (në shpërblimin e Allahut), i falen mëkatet që i ka bërë më parë.” [2]

Ndërkaq për çarjen e qiellit, këto janë fjalë që nuk janë të vërteta dhe nuk duhet të presësh asnji veprim të këtillë. Njeriu i sotëm nuk duhet të presë që ta shohë qiellin se do të çahet, por atë kohë duhet ta kalojë në adhurim që mos i kalojnë këto çaste të dobishme dhe të çmueshme pa adhurim.

Allahu e di më së miri.

Bashkim Aliu

———————————–
[1] Ahmedi dhe Nesaiu

[2] Buhariu dhe Muslimi