Rtv Pendimi

PSE HESHT KUR DUHET TË FLASËSH?

Pse hesht o vёllau im

nё kohёn kur duhet mbash fjalim,

kur tё tjerёt trillojn e pёrgёnjeshtrojn

ti rin i heshtur edhe pse vёllezёrit tu torturojn.

 

Gjaku juaj ёshtё ngrirё

e nё vena nuk ju qarkullon mirё.

Nga zemra juaj ёshtё ç’rrёnjosur dashuria

e nё vend tё saj mbjellur tradhtia.

 

Vёllau im nuk tё shkon pёr shtati tradhёtia

por mё shumё tё flen besnikёria,

por sdi pse hesht kur duhet tё flasёsh

a mos me fjalё frigёsohesh pushtetin tё godasёsh.

 

Vite mё parё ishe heroj i zhurmёs

tani je bёrr heroj i heshtjes,

heroj i pёrsosur i tradhёtis

heroj i gjakderdhjes sё shqiptaris.

 

Ne si vёllezёr te besuam

e ditёn e tubimit tё votuam,

por ti shumё gjёra na premtove

e asgjё nga ato nuk realizove.

 

Ne tё ngritёm e tё dham pozitёn

e ju nё vend se t’na ndihmoni na e zini pritёn,

pse pёrkrahni hapat e torturuesit

e heshtni kur duhet mbrojtur tё torturuarit.

 

Pse hesht kur duhet tё flasёsh?

A mos je i paguar pёr heshtje e nuk guxon tё flasёsh?

Sa i shite votat e shqiptarёve?

Sa e shite gjakun dhe besёn e atёdhetarёve?

 

Muslimani i vёrtetet se bёn njё gjё tё tillё

e as shqiptari i vёrtet se bёn njё gjё tё tillё.

Kush jeni ju,tregoni tani?

e mos u tallni mё me dhimbjen e vёllezёrve tё mi.

 

                                                                Shkruar nga: Xhemshit Jusufi

                                                                                               13.maj.2012

TË NGJAJSHME