PSE LEXOJMË

Muslimani lexon për shkak se :

– Dëshiron që të merr shpërblimin e leximit, sikurse e merr me leximin e Kuranit.

– Lexon që ta mëson fenë e tij dhe ta kupton hollësisht.

– E përsërit leximin që të mban mend.

– Poashtu lexon që t’i njoh dhe mëson kurthet e jobesimtarëve dhe të jetë i kujdesshëm prej dyshimeve të munafikëve dhe të devijuarve.

– Lexon që t’i rrit shkathtësitë e tij gjuhësore dhe të arrin dituri mbi shkencat e dobishme.

– Lexon që mos ta preokupon veten me gjëra të kota, se në rast se nuk e preokupon veten me gjëra të dobishme, atëherë ajo të preokupon me gjëra të kota.

– Poashtu lexon për relaksim, qetësim dhe pushim, dhe shumë gjëra tjera që janë të dobishme për dunjan dhe ahiretin e tij.

– Ndërsa, metodologjia e injorantëve që e hasim edhe në ditët e sotme, është që ta konsideron një popull se është i emancipuar, e intelektual, në rast se në atë popull ekziston një numër i madh lexuesish, duke mos e marrë parasysh atë çka lexojnë.

Pra, ata leximin e konsiderojnë qëllim final, e jo mjet, dhe ky është shkaku që ata lexojnë çdo send që i bie në duar, pa asnjë kriter dhe studim.

Ndërsa, për muslimanin leximi është mjet për arritjen e një qëllimi, e ai është kënaqësia e Allahut azze ue xhel.

Muslimani nuk lexon që t’i kundërshton dijetarët dhe t’i polemizon injorantët, apo të bëhet i njohur në mesin e njerëzve. Ai i cili vepron kështu Allahu azze ue xhel e bën banor të xhehenemit.

Poashtu, nuk lexon që të merret me gabimet dhe të metat e tjerëve dhe t’i përhap ato në mesin e njerëzve, se kjo nuk është prej sinqeritetit.

Imam Maliku, Allahu e mëshiroftë, thotë : “Kam takuar në Medine njerëz që nuk kishin të meta, por kur filluan të merren me të metat e tjerëve, atëherë vet u bënë me të meta. Poashtu kam takuar në këtë qytet njerëz që kishin shumë të meta, por kur heshtën për të metat e të tjerëve, Allahu ia mbuloi të metat e tyre”.

Sot, ne muslimanët jemi sprovuar me lexim pa kritere, jemi sprovuar me lexim prej autorëve të metodologjive të huaja jomuslimane, pa kritika dhe dallime. Dhe si rezultat i kësaj sot kemi një numër të madh lexuesish musliman që në mënyrë direkte apo indirekte i shërbejnë idealeve të jomuslimanëve në luftën e tyre kundër Islamit. Kjo vjen si pasojë kur lexuesi s’është në gjendje të dallon të mirën prej të keqes, kështu që ai mëson atë që i bën dëm e jo dobi, lexon atë që e kanë shkruajtur armiqtë e Islamit, dhe idetë e tyre i shpërndajnë në shoqëritë muslimane pa njohuri dhe pa vetëdije.

 nga arabishtja: Irfan JAHIU