Cucumber-Lemon-Water-SQ-1

Pse mjekët e rekomandojnë që të pini ujë me feta kastraveci?

Një depozitë e vërtetë vlerash ushqyeese, ja përse mjekët ju rekomandojnë të pini sa më shumë ujë me kastravec.

Në këtë artikull do t’ju njohim me pesë arsyet përse duhet të pini çdo ditë ujë me kastarvec dhe përfitimet e tij të pabesueshme, shkruan “MedicalNewsToday”.

-Është një depo vitaminash e vlerash ushqyese: Uji me kastravec përmban vitamina A, C dhe E, të cilat luftojnë veprimin e radikaleve të lira në trupin e njeriut.

Këto vitamina, kombinuar me vlerat e tjera ushqyese të kastravecit, parandalojnë mpiksjen e gjakut.

-Mban në kontroll tensionin e gjakut: Pirja e vazhdueshme e ujit me kastravec jo vetëm që hidraton organizmin, por ndihmon në mbajtjen nën kontroll të presionit arsterial. Kastraveci ushqen zemrën me sasinë e duhur të potasit duke favorizuar në këtë mënyrë qarkullimin e duhur të gjakut.

-Ul dëshirën për të ngrënë: Kastraveci bën pjesë në listën e ushqimeve që ju ngopin menjëherë. Nëse pini ujë me kastravec gjatë vakteve të ndërmjetme do të ndiheni më të ngopur dhe nuk do të ndjeni aspak nevojën për të futur kokën në frigorifer sa herë që ju kap uria.

-Përmirëson shëndetin e lëkurës: Lëkura është organi më i madh në trupin e njeriut. Kontakti i drejtpërdrejtë me rrezet e diellit dhe djersitja bëjnë që lëkura të humbasë lëngje dhe të jetë më e thatë. Uji me kastravec ka në përmbajtjen e tij shumë silic, i cili eleminon toksinat nga lëkura duke e bërë të duket më e freskët dhe e re.